INSTAT: 50 % e ndërmarrjeve operojnë në tregti

814
Ekonomia shqiptare mbështet në pjesën e saj më të madhe në sektorin e tregtisë.Të dhënat e INSTAT për strukturën e ndërmarrjeve gjatë vitit 2014 tregojnë se në tregti operojnë rreth 50 përqind e ndërmarrjeve, çka tregon se ekonomia shqiptare mbështetet më së tepërmi në shitjen dhe blerjen e produkteve pa ndikim të ndjeshëm në ecurinë ekonomike.Ndërsa përsa i përket numrit të të punësuarve, numrin më të lartë e zënë ndërmarrjet me 1 deri në 4 punonjës. Ndërmarrjet që mbizotërojnë në ekonominë shqiptare janë kryesisht në sektorin e tregtisë, ku përfshihen tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve. Në raportin e fundit të INSTAT për strukturën e ndërmarrjeve për vitin 2014, vihet re së në vendin tonë në tregti operojnë rreth 50 % e ndërmarrjeve, ndërsa në aktivitetin prodhues operojnë vetëm 19%. Sipas ekspertëve këto fakte tregojnë se ekonomia shqiptare nuk është e orientuar tek prodhimi dhe eksportet, çka do të thotë se edhe impakti në ekonomi është më i vogël. Ndërsa sipas madhësisë, ndërmarrjet me 1-4 të punësuar mbizotërojnë me 88.8 përqind, ku prodhuesit e shërbimeve zënë 79.1%. Në raport konstatohet gjithashtu se investimet më të mëdha janë realizuar në fushën e telekomunikacionit, duke zënë rreth 37.4% të totalit të investimeve. Ndërkohë në aktivitertin prodhues në vend peshën më të madhe e mban industria përpunuese ose fasonët, të cilët kanë edhe numrin më të lartë të të punësuarve në vend. Por sipas INSTAT, sektori i industrisë përpunuese ka pasur normën më të lartë të rënies të numrit të ndërmarrjeve aktive, me rreth 11.3 përqind. Të njëjtin trend ka pasur edhe sektori i ndërtimit, i cili vlerësohet me normën më të ulët të rritjes.
Sigal