Injoranca dhe hajnia po rrezikojnë vendin!

553
Sigal

Prof. Dr. Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi, drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, ka denoncuar një vendim të kryeministrit Rama dhe ministrit të Mjedisit Klosi, për ndërtimin e portit të jahtesh në Durrës. Malltezi, duke ekspozuar fotot, evidenton mangësitë e projektit. Jamarbër Malltezi: Këtë vendimin për Marinë (port jahtesh) e paska firmosur Rama, Klosi e një varg njerëzish me pushtet por me dijeni te cunguara. Portet e jahteve kërkojnë dallgëthyes dhe këto struktura vendosen në gjire ose rrëze shpateve dhe jo në mes të plazhit të hapur me rërë se dëmtojnë (1) vijën bregdetare dhe (2) cilësinë e ujit të detit. Ja si shembull keni dy foto nga Mali i Robit dhe Golemi ku marria (dhe grykësia) e të parit ka çuar në efekt domino dhe të gjithë kanë ngritur dallgëthyesit për të mbrojtur plazhet pasi nga njëra anë ato shkaktojnë mbathje, por nga ana tjetër shkaktojnë erozion bregdetar. Për më tepër uji i detit mes dallgëthyesve vjen dhe bëhet si gjol. Për kontrast ja të shohim vijën bregdetare te Lalzit dhe Hamallaj që duket qartë që mungesa e dallgëthyesit ka shpëtuar vijën bregdetare dhe cilësinë e ujit të detit. Kur miratohet leja në KKT sipas ligjit duhet të jenë mbaruar gjithë studimet mjedisore, gjeologjike, hidrogjeologjike, hidraulikes detare etj. Duhet të ketë edhe miratim të deklaratës mjedisore që vjen pas një procesi të thelluar dhe të konsultuar të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. PO NË KËTË RAST? KU? Sa më shpejt duhet reflektuar që mos kthehet në moçal edhe Hamallaj dhe gjithë Gjiri i Lalzit përndryshe të rrofshin për vete ato vendimet për shpallje zonash me prioritet turizmin!