Informaliteti, doganat fushatë për bizneset e pijeve alkoolike

680
Në pikat e shitjeve konsumatorëve në vend shpeshherë iu ofrohen mallra, kryesisht pije alkoolike të paligjshme, pa pullë fiskale, por edhe të falsifikuara. Për të minimizuar informalitetin në këtë fushë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me kompaninë “Crown Agents” nisën fushatën e sensibilizimit “Bëni biznes të pastër” kryesisht për pijet alkolike.
Drejtorja e përgjithshme e Doganave Irena Beqiraj u shpreh se Dogana Shqiptare do të jetë në krah të bizneseve që duan të zbatojnë ligjin, duke i informuar ato dhe duke i vënë në dispozicion mjetet e nevojshme për të identifikuar pullat fiskale false. “Ajo që tentojmë të arrijmë me anë të kësaj fushatë është që të sensibilizojmë dhe informojmë të gjithë operatorët që tregtojnë pije me shumicë dhe pakicë, se cilat janë karakteristikat që duhet të kenë pullat fiskale, ku duhet të vendosen ato, dhe në të njëjtën kohë t’u ofrojmë të gjithë teknologjinë e nevojshme, në mënyrë që tregtarët të kenë mundësi të verifikojnë mallrat që ata tregtojnë nëse kanë pullë e vërtetë fiskale apo jo.”
Më tej, Beqiraj tha se nuk është një fushatë me anë të së cilës duam të gjobisim, por një fushatë me anë të së cilës të sigurojmë që të gjitha bizneset janë në përputhshmëri me ligjin, dhe të sigurojmë një konkurrencë të pastër midis tyre. Ky është edhe qëllimi ynë kryesor. Ne duam të jemi partner të biznesit, por vetëm të atij biznesi i cili zbaton ligjin dhe bën biznes të pastër” .
Ndërkohë Drejtori i Programit të Asistencës Crown Agents pranë Doganës Shqiptare, David Smith u shpreh se ndërmarrja e kësaj fushate u pa si një hap i nevojshëm në fushën e akcizës, pasi agjentët e tyre kanë konstatuar në terren se në shumë raste shkelja e ligjit ka ardhur si pasojë e mungesës së informacionit. 
“Fushata e Qershorit të vitit 2014 pati në fokus jo vetëm pijet alkoolike, por të gjithë produktet e akcizës në përgjithësi. Dy objektivat kryesorë të kësaj fushatë ishin në radhë të parë informimi i subjekteve tregtare dhe më pas përforcimi i zbatimit të ligjit. Kemi patur bashkëpunim nga ana e biznesit që në momentin që u lançua fushata deri më sot. Por në momentet që kemi ushtruar kontrolle në magazinat e mallrave me akcizë kemi vënë re një sërë shkeljesh. Disa prej këtyre shkeljeve kanë ardhur si rezultat i vetë veprimeve të subjekteve tregtare me vetëdije, por në shumë raste të tjera shkeljet kanë ardhur si shkak i mungesës së informacionit“, theksoi ai.
Smith vuri në dukje se “mosnjohja e ligjit nuk është justifikim, por është e drejtë që ne t’i gjendemi pranë atyre bizneseve që duan ta njohin ligjin dhe ta respektojnë atë.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë koncensionare të pullave fiskale SICPA, Xavier Dovard u shpreh se kjo kompani ëhstë në mbështetje të fiskalitetit të produkteve dhe ofrimit të teknologjisë më të fundit për kontrollin dhe verfikimin e tyre. “SICPA ka nderin të marrë pjesë dhe mbështetet këtë fushatë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me Croën Agents. SICPA ka implenetuar dhe ka vënë në funksion për qeverinë një sistem gjurme dhe shenje për produktet e akcizës, si duhani, birra, pijet e distiluara etj. Për shkak të nivelit të lartë të sigurisë së pulklave fiskale Dogana, Crown Agents dhe SICPA kanë vendosur të ofrojnë orientim dhe mjete për aktorët e zinxhirit të distribucionit për të bërë një autentifikim më të mirë të pullave fiskale”, u shpreh Dovard. 
Sigal