I hiqet licenca 23 karburanteve, tregti jashtë kushteve teknike

124
TIRANE – Ministria e Energjisë dhe Industrisë e ka përmbyllur fazën e parë të kontrolleve dhe verifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit me shumicë të lëndëve hidrokarbureve.
Ministri Gjiknuri ka firmosur kërkesën për revokimin e licencës së 23 kompanive të tregtimit me shumicë, të cilat nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore të kapaciteteve minimale dhe kushteve teknike.
Shkresa e Ministrit i është dërguar Qendrës Kombëtare të Licencimit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Ministria e Energjisë do të vazhdojë kontrollet e të gjitha subjekteve që nga prodhimi, përpunimi, transportimi dhe tregtimi i hidrokarbureve nga pikat e shumicës dhe pakicës.
Pëmes ndryshimeve në ligj, të kryera vitin e kaluar, është bërë e mundur tanimë ndërhyrja edhe tek impiantet e përpunimit. Sipas detyrimit ligjor, sot asnjë impiant nuk mund të përpunojë naftë bruto pasi këtë mund ta bëjë vetëm një rafineri. Të gjithë impiantet duhet të plotësojnë kërkesat ligjore teknike për tu licencuar për përpunimin e nënprodukteve të naftës.
Ndërkaq, Ministria e Energjisë dhe Industrisë po harton ndryshime të reja ligjore që synojnë ashpërsimin e masave ndëshkimore për rastet e abuzimeve me standardin e cilësisë së lëndëve hidrokarbure.
Masa e revokimit të licencës së tregtimit me shumicë të karburanteve jepet për shoqëritë e listuara më poshtë:
1. “Joni MD” sh.a.
2. “Halilaj Hollding Group” sh.a.
3. “Duçellari 2010” sh.a.
4. “Ina Petrol” sh.a.
5. “Al Prima” sh.a.
6. “Gentjan 2011” sh.a.
7. “Alfa Omega Enterprise” sh.a.
8. “New Petrol” sh.a.
9. “Lilo Petrol 2011Compani” sh.a.
10. “Dizayn Gaz” sh.a.
11. “Niti Petrol Company” sh.a.
12. “Gramozi Oil Compani” sh.a.
13. “Albania Oil Compani 2011” sh.a.
14. “Petroleum 2011- Company” sh.a.
15. “Lloga Oil Company” sh.a.
16. “Poëer Sprint Oil” sh.a.
17. “Sheng Oil” sh.a.
18. “Eurostandard Oil” sh.a.
19. “Evo Power” sh.a.
20. “Dion Petroleum” sh.a.
21. “Tangra Group” sh.a.
22. “East Mediterranean” sh.a.
23. “Kalaja” sh.a