Hyn në fuqi udhëzimi i ri për TVSH, ndryshime për mallrat, fermerët etj

660
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informuar nëpërmjet një njoftimi të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 23, datë 26 shkurt 2019, udhëzimi Nr. 5, datë 22.02.2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 6, datë 30.01.2015, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ndryshimet kryesore të udhëzimit për TVSh-në

Shkallët tatimore janë në masën:

– 6% për furnizimet e shërbimit të reklamave nga media audiovizive;
– 6% për furnizimin e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve me kapacitet 9+1 vende ose me shumë, me motor elektrik, deri në 31/12/2021. Nga data 1/1/2022 shkalla tatimore bëhet 10%.
– 6% për furnizimin e librave të çdo lloji.

  • Për nënkontraktorët e Regjimit të Përpunimit Aktiv:

Aplikohet shkallë tatimore 0%, për furnizimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, nga personat e tatueshëm të autorizuar dhe nënkontraktorët e tyre, mbi bazën e dispozitave që parashikon Kodi Doganor, për operacionet nën regjimin e përpunimit aktiv. Për zbatimin e saktë të procedurave të regjimit të përpunimit aktiv, subjektet (kontraktori dhe nënkotraktori) duhet t’i referohen germave b) dhe c) të pikës 1 në nenin 48 të udhëzimit.

  • Për fermerët:

Aplikohet norma prej 6%, për kompensimin e tyre.

  • Listës së përjashtimeve nga TVSH-ja i shtohen:

– furnizimi i makinave bujqësore;
– furnizimi i inputeve bujqësore;
– furnizimi i shërbimeve veterinare, me përjashtim të atyre për kafshët shtëpiake;
– importimi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave.

Lista e inputeve dhe lëndëve të para për prodhimin e barnave është e publikuar në VKM nr. 953, datë 29.12.2014 “Për dispozitat zbatuese të ligjit Nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.