Hungaria, ndër të parët shtete që i janë afruar tregut shqiptar përmes Klik Ekspo Group

85

Gazeta Telegraf/


në të largëtit vit 1995, Hungaria merrte pjese ne panairin e organizuar asokohe
ne Piramide (Qendra Ndërkombëtare e Kulturës) me guximin e një Kolombi, i cili
do te nxiste rrugëtimin ne Ballkan përmes Shqipërisë. Ishte viti i dytë që Klik
organizonte Panaire por besimi në sukses kapërcente çdo hije mosbesimi apo lëkundjesh
për një organizator të ri, me eksperiencë të vogël, por me pasion të madh e vendosmëri
për t’i shërbyer sa më mirë misionit që kishte marrë përsipër. Pecs Expo bashkëpunëtori
i parë, i çeli rrugën partneriteteve të forta prej dekadash me të ngjashmit e industrisë
së Panaireve dhe Ekspozitave, si MacLine, e për të mbërritur te besimin e
viteve te fundit që Institucionet shtetërore Hungareze si HITA, HIPA e MNKH
Hungarian National Trading House Cls. dhe klasterave dhe trusteve
sektoriale rikthehet një përzgjedhje e përfaqësuesve të sektorëve në të cilët
Hungaria insiston për disa vite me radhë të mund të depërtoje ne tregun
shqiptar: materiale ndërtimi, materiale elektrike dhe ndriçimi, industri
agroushqimore, apo edhe kompani tashmë të vendosura në Shqipëri e prej vitesh të natyralizuar me tregun shqiptar.

 

Dhoma Tregtare Kombëtare e Hungarisë (MNKH) mbështet
kompanitë hungareze, të cilat prodhojnë produkte të cilësisë së larte dhe ofrojnë
shërbime me potencial eksporti të shkëlqyeshëm. Anëtaret janë kompani të vogla
dhe të mesme, të cilët promovohen dhe përfaqësohen ne ekspozita, panaire dhe
forume biznesi. Ne Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, MNKH përfaqëson industri
si Bujqësia dhe Industria Ushqimore; Shëndetësia dhe Bioteknologjia;
Inxhinieria Mekanike; Industria Elektronike; Industria e Ambientit;
Infokomunikimi; Industria e Lehtë etj. duke i ftuar të gjithë vizitoret dhe përfaqësuesit
e kompanive, të interesuar për produktet hungareze të prezantuara në stendën
tonë kombëtare, për takime B2B dhe diskutim të mundësive biznesore.

 

Prania Hungareze në këtë edicion, vlerësohet
veçanërisht nga Ministri i Shtetit për Punët Mjedisore, Zhvillimit Bujqësor dhe
Hungarikum, Z. Zsolt V. Nemeth, me koordinimin e Ambasadës së Hungarisë në
Tiranë, dhe Shkëlqesisë se Tij Z. Antal Heizer, Ambasador i Hungarisë në Tiranë

 

Nder eventet që do te organizohen në kuadër të Pranisë
së Hungarisë në
Panairin Ndërkombëtar të Tiranës:

       Nata e
Ushqimit Hungarez, n
ë datën 19.30, data 24 Nëntor, pranë Xheko Imperial;

      
Me datë 26 nëntor 2016 në ora 11.00,
prezantimi i kompanisë Arundo Celullóz Kft teknologjinë e kallamit hungarez,
shpikje e cila rezulton në prodhim pelet dhe biomasë për energji.

      
Me datë 24 nëntor 2016 në ora
11.00,  prezantim i kompanisë UB Mechtrans Kft, me prodhimet e saj të
premikseve, ushqimeve për kafshë, drithërave dhe ingredientëve hungarezë.

 

Pavijoni
i Hungarisë, ju mirëpret në Hollin Kryesor të Pallatit të Kongreseve.