Hungaria, bursa për studentët nga Shqipëria

787
Pas njoftimit të Universitetit BME për fillimin e aplikimeve në kuadër të Programit Stipendium Hungaricum, ambasadori shqiptar në Hungari, Arian Spasse, zhvilloi një takim me drejtorin e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë këtij universiteti, Vigh Gergely, për të mësuar më shumë rreth programit. Universiteti BME, në kuadër të programit Stipendium Hungaricum, ofron studime të plota ose të pjesshme në të gjitha fushat inxhinierike. Një student mund të aplikojë në tre programe të ndryshme universitare, si dhe ka mundësinë të kryej kurse përgatitore. Nëse një student kualifikohet për të përfituar bursën e Stipendium Hungaricum, atij i mbulohet tarifa e arsimimit, përfiton një bursë në masën 44.000 HUF (145 Euro)/muaj, akomodimin në konvikt ose 40.000 HUF (rreth 130 Euro)/muaj për qira banese dhe sigurimin shëndetësor bazë. Lista e programeve që ofron universiteti mund të gjendet në adresën elektronike: http://www.bme.hu/available-programmes?language=en. Aplikimi mund të kryhet në adresën elektronike: www.stipendiumhungaricum.hu
Sigal