Heqja e akcizës për pijet energjike deputetët e PS kundër Ministrisë

658
Sigal

Në Komisionin e Integrimit projektligji që parashikon heqjen e akcizës për prodhuesit e pijeve energjike ka sjellë debat.
 
Taulant Balla, nënkryetar i këtij komisioni ka thënë se lobingu i pronarëve të pijeve energjike ka bërë që të bëhet ky projektligj, që sipas tij është i paarsyeshëm.
 
“Unë mbështes vendosjen e akcizës sepse është pije luksi. Lobingu i pronarëve të pijeve energjike e gjej të paarsyeshme, sepse ne e vumë para një viti. Ndërkohë unë mendoj t’i hiqet akciza për kafen, që konsumohet nga mosha të ndryshme”, deklaroi Balla.
 
Por zëvendës ministri i ekonomisë Ervin Mete tha se projektligji për akcizën ndaj pijeve energjike është duke  u diskutuar ende në Komisionin e  Ekonomisë.
 
Edhe deputetja e PS-së Valentina Leskaj ka kundërshtuar këtë projektligj. Sipas saj argumentet për heqjen e akcizës së  pijeve energjike nuk janë shumë bindëse.
 
Nga ky lëshim sipas përllogaritjeve  shteti heq dorë nga 2 milionë euro të ardhura në vit, që do t’i fitojnë sërish biznesmenët e këtyre produkteve