“Harpagoni” Shkëlqim Cani, letër “babagjyshit” Edi Rama: Përgjysmo numrin dhe vlerën e shpërblimeve!

852
Sigal

Arka e shtetit, si “qese fukarai”, nuk ka fuqi të bëjë as shpërblimet e premtuara, ankohen të mbeturit “prapa liste”

Megjithëse shpërblimet e premtuara për Vitin e Ri, nuk u dhanë për të gjithë shqiptarët, edhe pse u dhanë jo për të gjithë njësoj si masë financiare, përsëri ka patur “mosmarrëveshje” mes deklarimit të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Financave, “kryellogaritarit” të shtetit Shkëlqim Cani. Sipas burimit nga kabineti i ministrit Cani, dje mësuam se shefi i financave shqiptare nuk është aspak dakord me masën e deklaruar financiare të shpërblimit dhe as me numrin e atyre që janë future në listë. Paçka se me “përulje” ministri Cani i ka “postuar” dje paradite kryeministrit shqiptar, një “llogari të shtrydhur” financiare në lidhje me shpërblimet që duhet të jepen për Vitin e Ri. Në këtë “letër të mbyllur”, ministri Cani, ashtu si me “stil të butë prej vartësi”, i propozon kryeministrit Rama të pakësojë numrin e të shpërblyerve dhe masën e shpërblimit. Pra, sipas ministrit Cani që menaxhon “thesin” e buxhetit të shtetit, duhet ulur edhe masa e shpërblimit, edhe numri për policët, fëmijët e policëve e ushtarakëve të vrarë në detyrë, për njësitë e policëve të ”varfër” rrugorë të Tiranës, për policët e njësive që shpëtuan plazhin e Divjakës nga avioni i drogës, për mësuesit dhe mjekët e “dalluar”. Madje ka edhe një gjetje tjetër, që të hiqen nga lista edhe invalidët, veteranët, ish-të përndjekurit politikë, studentët dhe nxënësit e shkëlqyer që kanë biznese personale e familjare. Shkak është gjendja e rëndë financiare, katandisur deri në atë derexhe, sa nuk ka lekë as për pagat e pensionet dhe për shërbime të tjera publike. Ka qenë deklarata “personale” (dëshira) e “babagjyshit” Edi Rama si “sihariq surprizë” për shpërblimet, deklaruar që nga “ajri” (avioni) duke u kthyer nga Serbia. Kryeministri Rama, edhe pse e ka buxhetin me financa “thërrime” si “çantë bariu pas buke”, shprehu dëshirën për të kënaqur disa shtresa sociale që jetojnë me pensione pleqërie, pensione invaliditeti, fëmijë ushtarakësh e policësh të vrarë në detyrë, të përndjekur të moshuar, veteranë, familje me ndihmë ekonomike, “të dalluarit” e shëndetësisë e arsimit dhe punonjës shërbimesh publike. Por “lapsi-krizë” i ministrit Cani, ia ka bërë dhe ia ka çuar “llogarinë” në tavolinë “babagjyshit” Rama, duke i kujtuar se buxheti është “i shkundur” deri në “gramin” e fundit dhe nuk mund të përballojë dot as shpërblimet lëmoshë e të diferencuara që u deklaruan. Të vetmit shpërblime që nuk janë futur në “rreth të kuq” prej ministrit Cani për t’u përgjysmuar si masë financiare dhe për t’u ulur si numër përfituesish janë 38 shefat dhe 400 nëpunësit e BSH, “komandantët” e KESH, ERE, OST, OSSHE dhe krejt shtetarët e lartë bashkë me “ushtritë” e tyre të përkëdhelura si shoferë, sekretare, këshilltarë e truproje, ku bën pjesë edhe stafi i ministrit Cani. Thuhet se Rama ende nuk ka marrë një vendim, por ende përjeton “vlagën e sihariqit” që dha dhe e servir atë si “model rinovues”. Pa bërë komente, po publikojmë projektin e “Harpagonit” Shkëlqim Cani, për ndryshimet që ai i propozon “babagjyshit” Edi Rama.

Ja sa lekë premtoi “babagjyshi” Rama

 1. Personat me aftësi të kufizuar 3 mijë lekë

2. Familjet me ndihmë ekonomike 3 mijë lekë

3. Pensionistët kryefamiljarë 3 mijë lekë

4. Pensionistët jo kryefamiljarë 2 mijë lekë

5. Veteranët e luftës 5 mijë lekë

6. Të përndjekurit mbi 65 vjeç 5 mijë lekë

7. Fëmijët e policëve të vrarë 10 mijë lekë

8. Fëmijët e ushtarakëve të vrarë 10 mijë lekë

9. Nxënësit e shkëlqyer 5 mijë lekë

10. Studentët e ekselencës 5 mijë lekë

11. Mësuesit e shkëlqyer 40 mijë lekë

12. Mjekët e dalluar 40 mijë lekë

14. Policët rrugorë Tiranë 40 mijë lekë

15. policët e Divjakës 40 mijë lekë

Ja sa lekë propozon “Harpagoni” Cani

 1. Personat me aftësi të kufizuar 2 mijë lekë

2. Familjet me ndihmë ekonomike 2 mijë lekë

3. Pensionistët kryefamiljarë 2 mijë lekë

4. Pensionistët jo kryefamilajrë 2 mijë lekë

5. Veteranët e luftës 2 mijë lekë

6. Të përndjekurit mbi 65 vjeç 2 mijë lekë

7. Fëmijët e policëve të vrarë 5 mijë lekë

8. Fëmijët e ushtarakëve të vrarë 5 mijë lekë

9. Nxënësit e shkëlqyer 2 mijë lekë

10. Studentët e ekselencës 2 mijë lekë

11. Mësuesit e shkëlqyer 20 mijë lekë

12. Mjekët e dalluar 20 mijë lekë

14. Policët rrugorë Tiranë 20 mijë lekë

15. Policët e Divjakës 20 mijë lekë

Numri i mësuesve që u jep shpërblim “babagjyshi” Rama

 Tirana: 680 mësues

Durrësi: 420 mësues

Elbasani: 420 mësues

Fieri: 400 mësues

Berati: 340 mësues

Korça: 460 mësues

Kukësi: 250 mësues

Gjirokastra: 370 mësues

Lezha: 390 mësues

Dibra: 290 mësues

Vlora: 410 mësues

Shkodra: 400 mësues

Numri i mësuesve që propozon “Harpagoni” Cani

 Tirana: 150 mësues

Durrësi: 100 mësues

Elbasani: 100 mësues

Fieri: 100 mësues

Berati: 90 mësues

Korça: 100 mësues

Kukësi: 80 mësues

Gjirokastra: 100 mësues

Lezha: 100 mësues

Dibra: 80 mësues

Vlora: 100 mësues

Shkodra: 100 mësues

Numri i mjekëve, që u jep shpërblim “babagjyshi” Rama

 Tirana: 190 mjekë

Durrësi: 130 mjekë

Elbasani: 140 mjekë

Fieri: 110 mjekë

Berati: 100 mjekë

Korça: 120 mjekë

Kukësi: 90 mjekë

Gjirokastra: 90 mjekë

Lezha: 90 mjekë

Dibra: 70 mjekë

Vlora: 110 mjekë

Shkodra: 100 mjekë

Numri i mjekëve që propozon “Harpagoni” Cani

 Tirana: 100 mjekë

Durrësi: 50 mjekë

Elbasani: 50 mjekë

Fieri: 40 mjekë

Berati: 30 mjekë

Korça: 40 mjekë

Kukësi: 30 mjekë

Gjirokastra: 30 mjekë

Lezha: 30 mjekë

Dibra: 20 mjekë

Vlora: 40 mjekë

Shkodra: 40 mjekë

 Mbërrijnë 110 ankesat e para tek “babagjyshi” Edi Rama

 Ende pa nisur të “hapë thesin” e shpërblimeve të Vitit të Ri, premtuar për një kategori nëpunësish e shtresash sociale, në adresën e “babagjyshit Edi Rama, kanë vërshuar ankesë-kërkesat e para nga të gjitha “portat” hyrëse të informacionit që disponohet sot, deri edhe me “letra rekomande”. Janë institucione, punonjës, nivele zyrtarësh të ulët, sektorë policie, ushtrie, shëndetësie, arsimi, doganash, tatimesh, portesh, kufiri e grupime sociale, të cilët nuk janë planifikuar në “thesin” e shpërblimeve të Vitit të Ri. Sipas informacionit që kemi, deri dje në mbrëmje, në adresat telefonike, elektronike e postare të Kryeministrit Edi Rama, kanë mbërritur 110 ankesa. Këto kanë për autorë jetimët, ushtarakët e çdo lloj arme, policët e shërbimeve të objekteve, të burgjeve, të kufirit, punonjësit e nivelit të ulët të tatimeve, doganave, kolektiva shkollash, çerdhesh, kopshtesh, artistësh, bashkish e komunash, nëpunësish të administratës civile, gjykatave, prokurorive, presidencës etj. Të lënit “prapa liste”, sidomos disa kategori sociale në braktisje e varfëri ekstreme si jetimët dhe të papunët e regjistruar në zyrat e punës, i janë “vërsulur” qeverisë me kërkesën për të përfituar shpërblim për Vitin e Ri. por duket se “babagjyshi” Rama e ka mbyllur dhe nuk e hap më “grykën e thesit” të shpërblimeve, por edhe nëse “thesi” hapet, do të hapet për ta zbrazur me kërkesën e “Harpagonit” Cani.

  “Thesi” shpërblimeve “peshon” 26.3 milionë euro

 Shifra financiare që ka premtuar Kryeministri Rama për të “kënaqur” ata që vendosi të shpërblejë për Vitin e Ri është 26.3 milionë euro. Për një qeveri që mbeti rrugëve duke lypur borxhe edhe për të blerë klor për ujësjellësit dhe për një shtet si Shqipëria që është afro 73 % peng “kolateral” nëpër shoqëritë dhe institucionet e fuqishme financiare ndërkombëtare, 26.3 milionë euro janë një shumë e madhe. Por kjo nuk është përgjegjësi e shqiptarëve, por e shtetarëve të këtu e 22 viteve, që e kanë bërë ekonominë dhe financat kombëtare “rrush e kumbulla”, duke e katandisur deri në atë trup, sa nuk japin dot “1 qindarkë” shpërblim për vitin e ri për 87 mijë punonjës të administratës, për 52 mijë jetimë, për 150 mijë invalidë, për 580 mijë pensionistë, për 1000 të moshuar të braktisur, për 110 mijë familje me ndihmë ekonomike.

 Ligji detyron 10 mijë lekë shpërblim, viti i dytë që “Rilindja” nuk zbaton ligjin

 Paga e 13-të e miratuar me “Kod Pune” e cila u jepej punonjësve të administratës publike dhe punonjësve të sektorit privat, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.1151, datë 25. 11. 2009 “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, u hoq pas një viti prej ish-qeverisë “Berisha” dhe u zëvendësua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.929, datë 17. 11. 2010, po me të njëjtin emërtim “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, por me ndryshimin, se punonjësit e administratës shtetërore nuk do të përfitonin më pagë të 13 sipas vendit të punës si shpërblim për Vitin e Ri, por vetëm 10 mijë lekë të reja, që nga kryeministri e deri tek roja i portës së shkollës. Këtë ligj edhe qeveria “Berisha e zbatoi vetëm në Vitin e Ri 2011, pastaj nuk e zbatoi deri në Vitin e Ri 2013. As qeveria aktuale “Rilindja”, nuk e zbatoi këtë detyrim ligjor në Vitin e Ri 2014 dhe as tani në Vitin e Ri 2015, duke mos u dhënë punonjësve të administratës 10 mijë lekëshin ligjor, madje duke bërë edhe përjashtime brenda të njëjtave kategori punonjësish e shtresash sociale dhe diferencime në masën e shpërblimet për ata që ua premtoi. Çfarë thotë ligji për shpërblimin e fundvitit?

 Ja VKM Nr.929, datë 17. 11. 2010, që detyron shpërblimin e fundvitit

 1. Fondi i veçantë në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet në masën 5% të fondit të pagave. Fondi i pagave, për efekt të llogaritjes së fondit të veçantë, do të përfshije vetëm fondin e pagave për numrin faktik organik të punonjësve buxhetorë. Në këtë fond nuk përfshihet fondi i pagave për punonjësit në listë pritje, me kontratë të përkohshme, për ushtarakët në reformë, punonjësit në dispozicion, pagesa e bashkëshorteve të ushtarakëve, studentëve ushtarakë.

Përparim HALILI