Hap dyert në Tiranë, panairi më i madh i biznesit “Klik Ekspo Group”, i cili është simboli i biznesit shqiptar në botë

133

 

Përmes një ceremonie, u
çel pasditen e djeshme në Tiranë Panairi Ndërkombëtar i Bizneseve  ‘Klik Ekspo Group’. Mbi 280 kompani nga të
gjitha vendet e botës kanë mbushur të 3 katet e Pallatit të Kongreseve, ku për
5 ditë me radhë do të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre, duke e kthyer
kështu Tiranën, në kryeqendrën e biznesit dhe kulturës.

Ministra të qeverisë
shqiptare por edhe ministra të huaj nga Kina; Hungaria; Serbia etj, ishin të
pranishëm në ceremoninë hapëse të Panairit, por nuk munguan gjithashtu
edhe  ambasadorë, delegacione, dhe
ekspozues e sipërmarrës të shumtë. Luan Muhametaj president i Klik Ekspo Group
i uroi mirëseardhjen kompanive pjesëmarrëse ndërsa theksoi se në rrugëtimin e
tij shumëvjeçar, Klik Ekspo Group ka ditur përherë t’ia dalë më sukses dhe t’u
mbizotërojë krizave ekonomike mes të cilash ka kaluar jo vetëm vendi ynë por
gjithë Evropa.

“Megjithëse problemet e
krizës që po kalon vendi ynë si gjithë Evropa dhe Ballkani, Kliku ka ditur të
lundrojë në gjithë këtë oqean biznesi dhe me mjaft sukses. Klik mbetet një
ekspansion”, tha Muhametaj.

Ndërsa Ministri i
Shtetit i Hungarisë si i ftuar nderi theksoi se pjesëmarrja e Hungarisë në
evente të përmasave të tilla, është një element i vjetër dhe i rëndësishëm
komunikimi midis kombeve, një traditë shumëvjeçare në çdo pjesë të Europës që
kohë pas kohe të sjellin mallrat tona për tua u treguara atyre që jetojnë larg
nesh. “Edhe ky panair i sotëm është një rast i shkëlqyer  që Hungaria të komunikojë me kombin shqiptar.
“Hungaria dhe Shqipëria nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin, pasi kanë
marrëdhënie të mira prej më shumë se 100 vjetësh. Që në shekullin e 15-të
Gjergj Kastriot SKËNDERBEU kishte marrëdhënie aleance me udhëheqësit hungarezë;
apo mbreti Zog që zgjodhi të martohej me një princeshë hungareze Geraldinën”.

Nga ana tjetër
përfaqësues i bizneseve të Serbisë Marco Cadez theksoi se ky panair është i
rëndësishëm për të gjitha vendet, jo thjesht për Serbinë, por edhe për Kosovën,
Maqedoninë, Bullgarinë, Hungarinë e shumë vende të tjera të Ballkanit e më
gjerë, për një ekonomi dhe treg të përbashkët, sepse vetëm duke bashkëpunuar me
njëri-tjetrin mund të jemi të suksesshëm me ekonomitë tona.

Përfaqësojnë vendin e
tyre në ketë event të nëntorit ekspozues nga Kosova, Maqedonia, Serbia,
Bullgaria, Greqia, Bosnjë Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Italia, Franca,
Sllovakia, Hungaria, Republika Çeke, Austria. Por edhe ato realitete biznesi të
cilat janë prezente si ekspozues në mënyrë alternative ose të përvitshme që
vinë nga India, Polonia, Austria, Belgjika, Spanja, Argjentina.

Dhoma e përbashkët e
Tregtisë Shqipëri-Serbi është celebruar mbrëmjen e së enjtes, në kuadër të
Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, ku biznesi
serb prezantohet me një pavion të veçantë.klik-19

Ministri i Transportit
dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj duke përshëndetur krijimin e Dhomës së
përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi, u shpreh se formalizimi i kësaj dhome
tregtie do te afroje bizneset e dy vendeve tona dhe do te beje me shume se sa
kemi bere ne politikanet per ekonominë.

Ai shprehu mbështetjen
për rrugëtimin e këtij e te ardhmen e këtij institucioni.

Luan Bregasi Kryetar i
Unionit të Dhomave të Tregtisë të Shqipërisë dhe  homologu i tij serb, Miroyub Aleksio, në
ceremoninë e zyrtarizmit të Dhomës së përbashkët të Tregtisë Shqipëri-Serbi, u
shprehen se, ky është një hap në ndihmë të biznesit të të dy vendeve, që
kontribuon në të mirë të ekonomive të shteteve respektive.

Gjatë fjalës së tij
Bregasi falenderoi Ambasadorin e Serbisë në Shqipëri për kontributin dhe
mbështetjen që i ka dhënë krijimit të Dhomës së përbashkët të Tregtisë
Shqipëri-Serbi, e cila do të jetë e aftë të bëjë më shumë për sipërmarrjen.

Ndërsa kryetari i
Dhomës se Tregtisë së Serbisë, Miroyoub Aleksisu shprehu bindjen se ky
bashkëpunim i ri mes bizneseve do të shtojë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve
dhe do të jetë një institucion në mbështetje të interesave të biznesit.

Krijimi i shoqatës së
përbashkët është iniciuar nga biznesmenë të Serbisë si dhe është mbështetur nga
Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë së Tiranës, si dhe shoqatave
të tjera të biznesit në Shqipëri.

Prezenca e kompanive
serbe në Panairin “Klik Ekspo Group” ka kaluar më shumë se një 10 vjeçar.
Tashmë çdo vit më shumë se 30 kompani zgjedhin të ekspozojnë produktet e tyre
në eventin më të rëndësishëm që organizohet në Shqipëri; Panairin Ndërkombëtar
të Tiranës.

Përveç turizmit dhe
energjetikës, Dhoma Ekonomike e Serbisë e sheh potencialin e investimeve në
Shqipëri në projektet e ndërtimit, por edhe në kërkimin e tregjeve të reja.