Guvernatori të Bankës Greke, z. Georgios Provopoulos vjen në Tiranë

689
Sigal

Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës Greke në Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën e Biznesit Greke në Shqipëri (HBAA), po organizojnë Forumin e 7-të Greko – Shqiptar të Biznesit me titull “The role of banks – Bridges to Development”, i cili do të zhvillohet të Mërkurë 13 nëntor 2013, në hotelin “Sheraton” në Tiranë. Forumi i këtij viti synon të analizojë potencialin e sektorit bankar për të mbështetur aktivitetet e biznesit greko-shqiptare dhe të zhvillimit të ekonomisë në përgjithësi, si dhe mundësitë për bashkëpunim të biznesit në këtë mjedis të veçantë ekonomik. Forumi i 7-të Greko – Shqiptar i Biznesit, është një event vjetor, i themeluar mirë, i cili është organizuar me sukses në 6 vitet e fundit dhe kontribuon ndjeshëm në forcimin e rrjeteve të bashkëpunimit midis pjesëmarrësve. Eventi çdo vit tërheq një numër të madh të biznesmenëve dhe vizitorëve të tjerë, duke përfshirë edhe zyrtarë të lartë të administratës publike, politikanë dhe përfaqësues të komunitetit akademik dhe diplomatik. Folës të mirënjohur nga komuniteti bankar dhe i biznesit janë ftuar për të marrë pjesë në Forumin e sivjetmë, duke përfshirë dhe Guvernatorët të Bankës Qendrore të të dy vendeve, z. Georgios Provopoulos dhe z. Ardian Fullani si dhe analist ekonomik të bankave greke. Më tepër, Forumi i sivjetmë është i një rëndësie të veçantë, pasi aji ofron terrenin për komunikim midis komunitetit të biznesit grek dhe shqiptar dhe Qeverisë së re të Shqipërisë, zyrtarë të lartë të së cilës janë ftuar të marrin pjesë.