Greva e punonjësve italianë dhe kushtet atmosferike sjellin anulime fluturimesh

581
Sigal

Kushtet e vështira atmosferike të ditëve të fundit, ku shumë qytete te vendit janë mbuluar nga dëbora, kanë sjellë probleme të mëdha dhe për transportin detar e ajror, ku shumë udhëtime janë vonuar apo anuluar. Për të mos mjaftuar kushtet e motit, një problem tjetër me të cilin do të hasen pasagjerët shqiptare është edhe greva e paralajmëruar e punonjësve të trafikut ajror në Itali. Autoriteti i Aviacionit Civil, ka njoftuar pasagjerët që do të udhëtojnë ditën e sotme 11 Janar 2019 nga Italia drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, se nga ora 13.00 deri në 17.00, unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, do të mbajnë një grevë. Si pasojë e kësaj greve pritet të ketë vonesa dhe aullime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë. Autoriteti i Aviacionit Civil i bën apel pasagjerëve që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e sotme, që të kontaktojnë me agjencitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për tu njohur me statusin e fluturimit në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.