Greta Angjeli/ Auditimi, instrument i menaxhimit dhe luftës kundër korupsionit

947
Së fundi në treg është hedhur edhe një monografi e re në fushën e ekonomisë. Pas një pune të gjatë studimore dhe falë eksperiencës së saj në fushën e financave dhe të kontabilitetit Profesore Greta Angjeli erdhi para lexuesit të thjeshtë dhe të specializuar me monografinë e saj “AUDITIMI DHE QEVERISJA E MIRË”. 
Kjo monografi vjen si një botim i përbashkët i Universitetit Mesdhetar dhe i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky libët që i vihet në dispozicion lexuesit shqiptar, audituesve dhe kontabilistëve jo vetëm përshkruan dhe vlerëson auditimin si agjent të patjetërsueshëm të mbajtjes së financave publike por jep edhe mënyrën dhe format më të reja dhe efektive të përmirësimit të qeverisjes publike të cilat po zbatohen sotë në botë dhe në komunitet. Libri ka 6 kapituj dhe një aneks në të cilin janë vendosur pyetësorët dhe një pjesë e legjislacionit për auditin ku është mbështetur autorja. 
Libri ka redaktor shkencor Profesor Sulo Hadërin (Dekan i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës), recenzentë Profesorët e nderuar të Universitetit të Tiranës Ingrid Shuli dhe Ilia Kristo. Vend të veçantë në libër zë parathënia e shkruar nga Kryetari i Kontrollit të lartë të Shtetit. Vklerësimi që i kanë bërë librit profesorët e sipërpërmendur tregon se autorja ka bërë një punë të spikatur, cilësore në fushën e auditimit. Ja si e vlerëson Kryetari i KLSH-së zoti Bujar Leskaj. “Përshkruan me besnikëri dhe në thellësi zhvillimin e auditimit në sektorin publik, llojet e institucioneve të auditimit, funksionet e tyre në mirëqeverisjen e shtetit. Punimi dallon për dokumentacionin e pasur të shfrytëzuar, në përshkrimin e etapave kryesore të zhvillimit të auditit të brendshëm dhe të jashtëm, në përcaktimin optimal të raportit të tyre, pikave të përbashkëta në mes tyre.
Qëllimi i këtij punimi është të zhvillojë koncepte të reja dhe bashkohore në mjedisin shqiptar për sistemin e kontrollit brendshëm në tërësi si në sektorin publik dhe në atë privat.
Materiali synon të përcaktojë drejtimet më kryesore dhe detyrimet e menaxhimit, për të përmirsuar administrimin e burimeve dhe arritjen e objektivave.
Kontrolli i brendshëm ka për funksion emërtimin e rregullave dhe procedurave, dhe për caktimin e masave efikase për të bërë të mundur arritjen e objektivave ne administrimin e burimeve në mënyrë që ato të jenë të mirpërdorura, të mbrojtura fizikisht nga keqperdorimet si dhe të japin rezultatet e parishikuara në programe. Nga ana tjejer kontrolli i brendshëm duhet të sigurojë në mënyrë të arsyeshme se programet jane hartuar në mënyre të tillë që garantojnë përdorimin e burimeve në mënyrën më të mirë të mundshme.
Për të realizuar funksionet e mësipërme është e domosdoshme të adoptohen përvojat më të mira ë vendeve të BE si dhe standartet ndërkombetare të pranuara në këtë fushë veçanërisht “Standartet për Kontrollin e Brendshëm” të hartuar nga GAO dhe INTOSAI.
Profesor Ilia Kristo theksoi edhe më tej risitë që spikasin në materialin e paraqitur. Në material jepen:
=Konceptet themelore të auditit, organizimin e auditimit të brendshëm, funksionet dhe tipin e auditimit. Interesant është analiza kronologjike e auditit, jo thjesht nën këndvështrimin historik por edhe në atë institucional, konceptual dhe shkencor në përgjithësi. 
=Çështje të rëndësishme të kontrollit publik në demokraci dhe roli i tij në mirëqeverisje, duke dhënë një vështrim të auditimit të sektorit publik në kontekstin e reformës përkatëse. Më tej përshkruhet roli i auditit dhe KLSH-së në vendin tonë.
=Nevojën dhe domosdoshmërinë e reformimit të organit më të lartë të auditimit në vendin tonë, KLSH-së, në aspektin ligjor, organizativ dhe përdorimin e metodave bashkëkohore të auditit në përputhje me standartet ndërkombëtare të auditit.
=Bazuar në drejtimin e ri të sektorit publik, në kushtet e sotme, në funksion të këtyre qëllimeve paraqiten përfundime të kërkimit shkencor në shumë intë audituara, për të cilat janë bërë analiza dhe përgjithësime, të dala nga pyetësoret, në lidhje me treguesit e matjes të suksesit të agjensisë audituese.
=Me shumë interes është trajtuar në këtë monografi edhe kalimi nga koncepti i auditimit si një punë e thjeshtë në profesion bashkëkohor duke ofruar zgjidhjen për dilemat e qeverive: Llogaridhënia apo përmirësim i performancës.
=Janë shtjelluar çështje që janë të lidhura me auditimin financiar dhe administratën publike duke e veçuar auditin si një instrument të pushtetit me të cilin krijohen të mira publike.
=Bëhet një parashtrim i përcaktimit të rolit të auditimit në Proceset Politike, shfrytëzimi i tij në rritjen e besimit të aytetarëve në qeverisjen e vendit.
=Në material sillen me profesionalizëm çështjet e auditimit të performancës, tipet e performancës, karakteristikat dhe matësit, faktorët e efektivitetit ekonomik etj.
=Metodologjia e përdorur në analizë e bën Monografinë më shumë të besueshme.
Më tej autorja ka propozuar një model të ri si”një kompleks instrumentash, konceptesh dhe strategjish, të kryeësjes të auditimit me synim ndryshimin e perceptimit të efekteve të punës së tij brenda strukturës qeverisëse, për të zgjidhur dilemat e qeverisë, si llogaridhënja apo përmirësimi i performancës, rishikimi i strukturës e funksionimit të Administratës Publike, etj.
Profesorja e Financave dhe Kontabilitetit zonja Ingrid Shuli jep konsiderata dhe tregon kontributin e zonjës Angjeli në fushën e Auditit të brendshëm dhe të Jashtëm. 
=Në këtë punim trajtohen me profesionalizëm çështje të auditimit të sektorit publik, të lidhura ngushtë me reformën e menaxhimit publik, parashtrohen çështje që lidhen me kontrollin publik dhe rolin e tij në demokraci.
=Me interes vlerësohen lidhja mes nivelit të korupsionit dhe faktorëve që e kontrollojnë atë.
=Në punim jepen mendime të vlefëshme për reformimin e organit të Kontrollit të Lartë të Shtetit- KLSH, në aspektin ligjor, organizativ, në drejtim të ngritjes së nivelit të misionit të organit të KLSH-së nga kontrollues e auditues i zbatimit të buxhetit, në një organ të orjentuar nga përgjegjshmëria qeveritare, nga mirëqeverisja.
=Trajton me kompetencë sfidat që i dalin sot profesionit të audituesit, duke e parë këtë profesion në evoluim të vazhdueshëm, në vazhdim të forcimit të auditit performancës si mjet për qeverisjen e përgjithëshme. 
=Punimi ka edhe vlera e kontribute të aspektit praktik, meqënëse i kushtohet rëndësi e veçantë edhe gjetjes së zgjidhjeve për përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet auditimit të fondeve publike, duke dhënë sugjerime konkrete për plotësimin e legjislacionit mbi reformimin e strukturave të auditimit, në mënyrë që ai të reflektojë të njëjtën filozofi dhe qëllim: rritjen e përdorimit të burimeve publike dhe të përgjegjshmërisë së drejtimit.
Autorja vetë ka dhënë edhe ajo përfundimet dhe rekomandimet e saj ndër të cilët ne do të veçonim:
=”Roli i auditimit duhet të avancojë me shpejtësi për të qënë në gjendje ti paraprijë përmirësimit të qeverisjes. Duke qënë profesion relativisht i ri ekzistojnë probleme në kuptimin e tij duke u keqinterpretuar shpesh edhe nga ushtruesit, menaxherët dhe zyrtarët publikë, kjo edhe si pasojë e mungesës së një baze solide akademike të rolit të tij dhe një kuptim të qartë dhe të saktë. Përcaktimi i rolit dhe funksioneve të auditit dhe qartësimi i tyre është një nga qëllimet e këtij punimi. Modeli i ndërtuar bazohet në stadartet ndërkombëtare dhe zhvillohet në identifikimin e koncepteve themelore duke theksuar disa standarte, mjete, strategji dhe praktika”.
Autorja e mbyll monografinë e saj me thënien:” Sot në vendin tonë nevojiten institucione publike dhe agjernci auditimi, për të promovuar zbatimin e ligjit, luftën kundër korupsionit, mashtrimit a abuzimit, për të rritur ndershmërinë, transparencën, përdorimin efikas të fondeve publike dhe përmirësimit e rritjes së kompetencës dhe përgjegjësisë qeverisëse”. 
Kjo monografi është e para në llojin e saj, për pasojë do ti bëjë nder çdo ekonomisti ta ketë në bibliotekën e tij personale.
Sigal