Gosti Shqipërie në Panairin e 100-vjetorit të Klik Ekspo Group

814
Sigal

Pavarësisht se parada zyrtare në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë ishte planifikuar dhe u realizua pasdite, “parakalimi” i vërtetë ka qenë dje gjatë gjithë ditës tek Panairi i Madh Ndërkombëtar i Tiranës i organizuar nga kompania e Klik Ekspo Group, vetëm pak metra më tej. Me mijëra vizitorë kanë kapërcyer pragun e këtij evenimenti  të rëndësishëm pikërisht në ditën e 100- vjetorit të Pavarësisë, duke shijuar paradën e 800 bizneseve, të cilët kanë pasur punë më shumë se kurrë. Organizatorët e kompanisë Klik Ekspo Group kanë qenë në të gjithë stendat duke orientuar vizitorët e shumtë  të cilët e kanë pasur Panairin Ndërkombëtar të Tiranës destinacionin më të preferuar. Madhështinë e këtij spektakli biznesi e kanë shijuar edhe shqiptarë nga Shqipëria etnike, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe diaspora. Festa e pavarësisë i ka mbledhur në Tiranë për të festuar, por gostinë më të mirë e kanë shijuar në shtëpinë e Klik Ekspo Group.

Panari flet shqip

Këngë vetëm shqip, 100 për qind shqip. Për herë të parë pas viteve ’90, qytetarët e Tiranës dhe ata që kanë mbërritur tranzit në kryeqytetin shqiptar kanë shijuar në çdo cep të Tiranës vetëm këngë shqip, nga të gjitha trevat e Shqipërisë, përfshirë dhe ato të Kosovës, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Madje dëgjoheshin dhe këngë arbëreshe si dhe kënga arvanitëse “Moj e bukura More”. Një ndjesi e fortë kur shihje se si masa dyngjyrëshe kuq e zi e njerëzve, teksa përshkonin bulevardin qendror të kryeqytetit “Dëshmorët e Kombit”, merrnin kthesën tek godina e Universitetit Shtetëror të Tiranës, për të mbërritur me një frymë te “porta” e spektaklit që afron në ditën e tretë të këtij edicioni Panairi i 100 vjetorit të Pavarësisë, panairi Ndërkombëtar i organizuar nga Klik Ekspo Group. Dhe kjo masë e rregullt Kuq e Zi zbarkon në hyrje të Panairit për të kaluar dhe shpërndarë në të gjitha stendat, duke ofruar vetëm një “meny” për të gjitha bizneset që kanë ekspozuar produktet e tyre më të mira në stendat e tij, një fjalor tërësisht shqip. Kjo ka bërë që panairi 28 nëntorit të pavarësisë i Klik Ekspo Group të ofrojë shqiptarët e bashkuar në një gjuhë të vetme, atë shqip dhe nën një flamur të vetëm atë kuq e zi. Ngado rrezatonte fuqia dhe realiteti i shqiptarëve, të cilët sot më shumë se kurrë ndjehen 100 për qind shqiptarë dhe të bashkuar si kurrë njëherë tjetër. Më 28 nëntor në Panairin e madh Ndërkombëtar të Klik Ekspo Group janë ndjerë dyfish të bashkuar. Që në hyrje dhe brenda në pavijonet e ndara sipas dhomave të tregtisë dhe bizneseve janë shoqëruar vetëm nën tingujt e muzikës shqiptare. Kudo dhe në gjithë ambientet e panairit që në hyrje dominonte ngjyra kuq e zi dhe muzika shqiptare.

Ditë kontratash

Dita e tretë  e këtij edicioni të panairit ndërkombëtar të Tiranës të organizuar nga  Klik Ekspo Group përpos se ka përkuar me 28 Nëntorin ditën e përvjetorit të 100-të të Pavarësisë, ka qenë e ngarkuar dhe nga marrëdhëniet mes biznesit. Si në “odat” shqiptare, përfaqësues të biznesit, shqiptar dhe të huaj e kanë shfrytëzuar këtë ditë jo vetëm për të shkëmbyer adresat, por dhe për të shkëmbyer përvojë dhe bashkëpunim me njëri tjetrin për të arritur dhe tek ajo që është më kryesorja:  Ndërveprimi mes tyre, bashkëpunimi dhe pse jo bisedime për arritjen e lidhjes së marrëveshjeve dhe kontratave, një element bazë në biznes. Teksa të gjithë shohin produktet e njëri tjetrit, në mendjen e tyre “vozit” ideja e kooperimit dhe e bashkëpunimit për të arritur suksesin. Dhe Klik Ekspo Group të afron një mundësi të tillë. Teksa ka mbledhur në Tiranë në këtë “kuvend” të gjitha bizneset nga Shqipëria dhe mbarë bota, pa dallim dhe duke thyer barrierat dhe kufijtë. Një bashkëpunim i tyre do të thotë shumë, teksa kooperojnë mbi 800 biznese të këtij panairi mes tyre por dhe me ata të cilat nuk kanë pasur mundësinë të marrin pjesë në këtë festival ekonomik që ofron biznesin por dhe popujt. Aq më tepër në këtë ditë të gëzueshme të 100- vjetorit të Pavarësisë. Ky panair ka tërhequr shumë vizitorë, jo vetëm nga trevat shqiptare, por edhe jashtë saj. Ndër 800 bizneset të cilat janë bërë pjesë e këtij panairi, vëmendje i është kushtuar bashkëpunimit me Kosovën. Paraqitja në mënyrën më dinjitoze e Mabetex Group, ka afruar në stendën e saj shumë vizitorë dhe të interesuar. Puna e Mabetex Group është tashmë e njohur jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Rusi, Gjermani, Zvicër etj, për të gjithë projektet inxhinierike dhe kontributit humanitar. Drejtori ekzekutiv i saj, Valon Lluka, theksoi bizneset dhe arritjet e Mabetex Group ndër këto 21 vite, duke filluar nga Kazakistani i largët, vendet e zhvilluara të Evropës e deri në hyrjen në Afrikë. Pikërisht, kjo gjeografi e bizneseve të MABETEX ka tërhequr në mënyrë të vazhduar të gjithë bizneset për të diskutuar e pse jo dhe për të lidhur kontrata me të.

Por, ai që ka qënë më tepër aktiv ka qenë grupi i qytetit të Shangait. Pasi Kina këtë vit përfaqësohet nga grupi i qytetit të Shangait, zonës së Pudong. Pavijoni i Shangait, ka zënë një pjesë të rëndësishme të këtij panairi, përmes mbi 10 stendave të saj, në të cilat kryesisht është fokusuar elektronika dhe inxhinieria. Pothuajse në të gjitha stendat, që nga ato të pavijoneve të Kosovës, Greqisë, Serbisë, Kroacisë, Maqedonisë, por dhe të të pavarurve të Gjermanisë etj, kanë qenë prezentë përfaqësuesit kinezë. Me bisedime për marrëveshje dhe kontrata në përgatitje të ‘ekspasionit’ të tyre ekonomik në Evropë. Panairi ndërkombëtar i organizuar nga  Klik Ekspo Group, ka shërbyer dhe shërben si një urë lidhëse me të gjithë vendet që bëhen pjesë e tij, duke bërë të mundur për publikun një informim për të investuar te më të mirët.

________________________________________________________________________

“KLIK EKSPO GROUP” SJELL EDHE FESTIVALIN GASTRONOMIK

Në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës ,”Klik Ekspo Group” sjell një tjetër surprizë në këtë 100-vjetor të pavarësisë. Starti i evenimentit më të madh që përkon me vitin e 100-vjetorin e pavarësisë  është paraprirë nga Festivali  Gastronomik  i cili  vë në konkurrim shtetet pjesëmarrëse në këtë edicion të panairit që të sjellin traditën  dhe shijen e tyre të gatimit e cila më pas do të përzgjidhet nga juria prej 10 vetësh  nga ekspertë nga shtetet pjesëmarrëse si Serbia, Italia, Greqia, Shqipëria, Kina, Kroacia, Kosova etj. Dita e parë e festivalit ka sjellë kuzhinën austriake në Agjentet  e Hotel Rogner ndërsa dita e dytë është vazhduar në restorant “Rozafa”. Sipas shefit të kuzhinës së “Rogner”, Simone Kamp  ky nuk është thjesht një konkurs, por sjell veçantinë e çdo gatimi. “Nuk e shikoj si konkurs pasi çdo vend ka të veçantat e tij. Nisur nga Tradita e Rogner, sot kemi prezantuar kuzhinën austriake-shqiptare.  Sot kemi ofruar  një sërë gatimesh  si  Eskallop  vjenez me patate të ngrohta, sallatëra, verë shqiptare dhe austriake”, tha Kamp.

Si pjesë edhe e jurisë së festivalit janë edhe dy ndër përfaqësuesit më  të rëndësishëm të Panairit “Klik Ekspo Group”, të cilët janë të aderuar  me kompanitë e tyre, kryesisht në prodhimin e produkteve ushtarake dhe në prodhimin e medaljeve  dhe  janë më konkurrentët në industritë për rajonin e Ballkanit dhe Europës. Në një Intervistë  Biznesmeni Kostas Papadhokulos, i cili ka jetuar dhe punuar në Francë  tha se vjen në Shqipëri  për të sjellë cilësinë dhe larminë e produkteve që ofron kompania tij. “Vijmë në Shqipëri sepse duam  të sjellim teknologjinë, cilësinë dhe larminë e produkteve  tona. Është e para herë që vij në Shqipëri dhe kam mbetur i surprizuar nga Shqipëria. Shpresoj të bashkëpunojmë” tha Papadhokulos. Ndërsa biznesmeni  Loanis Jenouzis tha se është shumë e rëndësishme që në pikën që ndodhet Shqipëria, të ofrohen standardet e duhura  më të fundit. Është kënaqësi që marr pjesë në vendin tuaj  sepse është një komb me 100 vjet shtet  shqiptar. Përsa i përket prodhimeve tona, merremi me prodhimin e medaljeve  për nderime, shpata  dhe bajoneta të ushtarakëve dhe forcave të armatosura.  Është shumë e rëndësishme që në pikën, ku Shqipëria ndodhet në zhvillim e sipër  të sjellim standardet  më të fundit  për një  shtet të fuqishëm”, tha Jenouzis. Panairi “Klik Ekspo Group”do të qëndrojë i hapur deri më datën 30 nëntor.

________________________________________________________________________

SOT, KONGRESI VJETOR I ALEANCËS SË PANAIREVE TË EVROPËS QENDRORE

Ne oren 9 00, date 29 nentor 2012 fillon  Kongresi Vjetor i Aleancës së Panaireve të Evropës Qendrore – CEFA, anëtar i së cilës Klik Ekspo Group është që në 2009. Aktiviteti zhvillohet ne sallat e Hotel Rogner. Një ndër eventet e ngulmuara nga Klik Ekspo Group që të mund të organizohej në të njejtin vit të pervjetorit të 100 të shtetit shqiptar, është dhe Kongresi Vjetor i Aleancës së Panaireve të Evropës Qendrore – CEFA, anëtar i së cilës Klik Ekspo Group është që në 2009. Angazhimi i Klik Ekspo Group në rrjetin rajonal të Panaireve Ndërkombëtare shpërblehet duke i besuar organizimin e Takimit Vjetor të Komitetit Drejtues të CEFAs, misioni themeltar i së cilës është të mbështese fuqishem anëtarët që të ofrojnë urëkalime solide drejt tregjeve në zhvillim te Europes Qendrore dhe Juglindore. Në ketë Kongres, Evropa do të përfaqësohet nga njohës të zhdërvjelltë të tregut dhe marrëdhënieve ndërkombëtare që përfaqësojnë kulme të Industrisë së Panaireve si titullare të Panairit të Mynihut, të Vjenës – Reed Exhibition, Bolzanos, Milanos, Shkupit, Beogradit, Zagrebit etj., të gatshëm për të lobuar pro investimeve të vendeve të tyre drejt Shqipërisë, si dhe për marrjen udhe të projektit për Qendrën e Përhershme të Panaireve.