Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin për ligjin e procedurave tatimore

752
Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin për ligjin për proçedurat tatimore deri në një vendim përfundimtar.
Gjatë ditës së sotme Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar palët dhe argumentat e tyre lidhur me ligjin e procedurave tatimore.
Aty janë shprehur përfaqësues të Shoqatës së Tregtarëve, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Avokatura e Shtetit, të cilët kanë dhënë argumentat e tyre lidhur me këtë ligj.
Kushtetuesja ka marrë në shqyrtim argumentat e dhëna prej tyre, ndërkohë që ka lënë në fuqi pezullimin e ligjit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar që pritet të dalë pas disa javësh.
Shoqata e Tregtarëve kërkoi shfuqizimin e ligjit për proçedurat tatimore duke argumentuar se gjobat janë jo proporcionale, cënojnë lirinë ekonomike dhe pronën private.
Ndërkohë që Ministria e Financave dhe përfaqësues të Qeverisë i kanë kundërshtuar këto argumenta duke deklaruar se këto masa janë ndërmarrë për të luftuar informalitetin.
Në përfundim Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve ka deklaruar se diskutimet në seancë kanë nxjerrë në pah faktin se Shoqata e Tregtarëve ka më shumë përparësi ligjore në ankimimin e këtij ligji.
Tashmë do të duhet të presim dhe disa javë për të marrë vendimin përfundimtar lidhur me këtë çështje.
Sigal