Gjiknuri takim me Arvizun: Nxitje investimeve amerikane në Shqipëri

694
Sigal

TIRANE – Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu.  Gjatë këtij takimi, Arvizu dhe Gjiknuri diskutuan për gjetjen e formave të duhura për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e energjisë.
Ambasadori i SHBA-së dhe Ministri Gjiknuri ndanë bashkë qëndrimin, se Shqipëria ofron potenciale të mëdha për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe ka projekte ku mund të punohet sëbashku në të ardhmen.
Në këtë kuadër Ministri Gjiknuri inkurajoi investitorët amerikanë, që të mund të shfrytëzojnë potencialet e Shqipërisë për të kryer investime të cilat mund të çojnë përpara edhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Nga ana e tij Ambasadori Arvizu konfirmoi interesimin e kompanive amerikane për garat që pritet të zhvillohen në fushën e hidrokarbureve.  Në takim u fol për investimet në sektorin e naftës dhe gazit, projekti i gazsjellësit Transadriatik (TAP) dhe sektori i hidrokarbureve në tërësi.
Gjithashtu pjesë e diskutimit ishte edhe ndihma e USAID-it në reformimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe rritjen e performancës së kompanisë pas shtetëzimit të plotë të saj