Gjermeni: Për planet rregulluese të 26 bashkive do të akordohen 560 mil lekë

753
Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka prezantuar këtë të martë, buxhetin për ministrinë që ajo drejton. Sipas saj, fondi për MZHU-në është 2 miliardë e 451 milionë lekë,ose 26.3% më shumë se viti 2015.
Gjatë fjalës së saj Gjermeni është shprehur se 560 milionë lekë të buxhetit vjetor të Ministrisë së Zhvillimit Urban janë për hartimin e planeve të përgjithshme vendore të 26 bashkive, ndërsa 5 prej tyre i ka USAID. Ndërsa 3 projektet më të rëndësishme sipas Gjermenit janë: Plani i përgjithshëm i territorit, plani zhvillimor i bregdetit dhe plani zhvillimor Tiranë -Durrës.
Sipas ministres, kriteri pwr përzgjedhjen e bashkive është territori gjeografik dhe potenciali ekonomik për zhvillimin të qëndrueshëm dhe tërheqje të investimeve të huaja. Në vitin 2016, Gjermeni tha se janë parashikuar rreth 50 mijë legalizime, për të cilat do të shpenzohet një fond prej 513 milionë lekë.
Sipas saj, në 2016-ën, do të aplikohet sistemi online për lejet e ndërtimit, për të cilin janë planifikuar rreth 80 milionë lekë.
Gjermeni: Në fund të 2016 bashkitë mund të japin leje ndërtimi
Robert Bitri: Thatë për 105 projekte të planifikuara. Në çfarë fushe janë ato? Në cilat bashki kanë përfunduar studimet urbanistike. Kur mund të jepen lejet e ndërtimit?
Gjermeni: Fondet nuk kalojnë nga ne. Ne vetëm bëjmë vlerësim teknik të projekteve. Brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm 26 bashki do të kenë gati planet rregulluese. Edhe 5 bashki të tjera i kanë nga Usaid. Pra, brenda 2016 do të jenë gati 31 bashki.
Besnik Baraj: B. Curri është në pikë të hallit për infrastrukturë. A keni planifikuar ndërhyrje? Duket si i braktisur…
Gjermeni: Jam plotësisht dakord me ju. Kam takuar kryetarin e bashkisë dhe jemi të gatshëm t’i mbështesim. Kanë pasur kapacitete të ulta projektuese. Ne po e ndihmojmë stafin e tyre. 
Mira Shehu: Si do të zgjidhen çështjet e shpronësimeve? 
Gjermeni: Ministria e investimit bën shpronësimin. Ne bëjmë shpronësimet kryesore. Kanë punuar 16 komisione këtë vit për shpronësimet në bashkëpunim me hipotekat.
Bujar Çela: Jeni të kënaqur me këtë buxhet? 
Gjermeni: Për herë të parë ndihmojmë në 25 vite 26 bashki. Për mua kjo është arritje historike. Nevojat janë të mëdha por ky buxhet u përgjigjet kërkesave dhe nevojave për të arritur objektivat.
Bujar Derveni: Planet rregulluese a do të përfundojnë brenda afateve për bashkitë? A keni ndonjë projekt konkret për Krujën për strehimin dhe zhvillimin? 
Gjermeni: Do të përfundojnë brenda vitit. Krijohen mundësitë për leje ndërtimi mbi këto plane. Jemi të gatshëm të ndihmojmë stafet e bashkisë për të aplikuar në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve. 
Gjergji Papa: Fondi për 26 bashki është I majftueshëm për përfundimin e planeve urbanistike vendore? Në fillim të 2017 a do të jetë totalisht e mundur të jepen leje ndërtimi?
Gjermeni: Fondi është i mjaftueshëm. Leje do të jepen pa dyshim që po. Edhe bashkitë që kanë plane vendore të miratuara në qytet mund të japin leje. Për zonat e shtuara, duhet të presin planet e reja. 
Sigal