FT për Shqipërinë: Rrezik kthimi i emigrantëve nga Greqia

746
Shqipëria po bëhet gati për rrezikun e mijëra emigrantëve shqiptarë që mund të kthehen nga Greqia për shkak të krizës në vendin fqinj. Kështu shkruan në një artikull të gjatë e përditshmja britanike Financial Times. Në artikull theksohet fakti që kthimi i emigrantëve mund të ndalojë dërgesat e remitancave për familjet shqiptare, të cilat për shkak të krizës në Greqi pothuajse janë përgjysmuar duke rënë nga 952 milionë euro në vitin 2007 në 544 milionë vitin e kaluar.
Por, megjithë rënien e tyre, remitancat përbëjnë 5 përqind të produktit të brendshëm bruto të Shqipërisë. Vetëm në tre vitet e fundit nga Greqia janë rikthyer 180 mijë emigrantë shqiptarë. Rreziku sipas Financial Times është se ardhja e mijra emigrantëve nga Greqia mund të rrisë nivelin e papunësisë në Shqipëri por edhe të shkaktojë probleme me shërbimet sociale ashtu si dhe vështirësi në integrimin e fëmijëve të këtyre emigrantëve në sistemin shkollor shqiptar.
Këto problem, sipas së përditshmes britanike, janë më shqetësuese për Shqipërinë se sa rreziku i problemeve në sistemin bankar që mund të vijë nga Greqia.
Por, i cituar nga Financial Times, ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka thënë se kriza greke mund të qetësojë tensionet e fundit në marrëdhëniet shqiptaro-greko.
Sigal