Forumi Ekonomik/ Rama: Synimi të bëhemi pjesë e BE-së, Vuçiç: Rrisim bashkëpunimin

762
Synimi i përbashkët, të bëhemi pjesë e BE-së
Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i pari që ka marë fjalën në hapjen e punimeve të Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili mbahet në kuadër të Samitit të Berlinit në Tiranë, ku vendet e Rajonit do të bëjnë gati projektet konkrete. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se ky forum është një epokë e re për Ballkanin, ndërsa shtoi se synimi i përbashkët i të gjithë rajonit është të bëhemi pjesë të Bashkimit Europian.
“Është një privilegj dhe nder i madh për mua t’ju uroj mirëseardhjen në emër të qeverisë shqiptare në Tiranë. Europa Juglindore sapo ka lënë pas një vit të parë që prej fillimit të shekullit të 20 me asnjë konflikt në kufijtë rajonit. Kjo ndodh për aspiratën e popujve tanë për integrim në BE. Kjo tregon se nuk kemi kohë të kthejmë kokën mbrapa na duhet të shohim para për të hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit në rajon. Ne kandidojmë për pozicione të ndryshme në vende tona parashtrojmë atë në të cilën besojmë të cilat besojmë se ndihmojmë vendin për të kaluar këto sfida. Nuk mund të ecim të vetëm duhet të ecim me të tjerët sepse ekonomikë tona janë të ndërlidhura. Askush nuk është i paprekshëm nga sukseset dhe dështimet e fuqive të mëdha ekonomike. Duhet të inkurajojmë vetëdijen e asaj çka jemi dhe çfarë mund të ofrojmë. Synimi ynë i përbashkët i të gjitha vendeve është të bëhemi anëtarë të BE dhe besoj fort se do jetë mirë për Shqipërinë, rajonin, Europën dhe botën. Jemi të vetëdijshëm që nuk është një shteg i lehtë,”u shpreh Rama.
Vuçiç: Të rrisim bashkëpunimin, bashkë ti kërkojmë BE ndihmë
Kreu i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është ndalur tek interesi i përbashkët i vendeve të Ballkanit për integrimin evropian, duke përmendur edhe projektet konkrete të bashkëpunimit. Ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes vendeve të rajonit, Vuçiç propozoi që të firmosen projekte të përbashkëta infrastrukturore dhe t’i paraqiten ato institucioneve të BE-së.
“Nuk mendoj se jam ekspert të bëj komente, por duhet të kujdesemi për veten. Kemi një treg prej më shumë se 20 milionë, dhe duhet të kemi më shumë besim të vetja. Duhet të dalim para institucioneve të BE, dhe të kërkojmë atë që meritojmë. I kam propozuar Ramës që të firmosim bashakrisht disa projekte të përbashkëta dhe t’ia paraqesim ato BE-së. Nëse nuk e marrim këtë mbështetje do ta nisim me paratë tona, edhe pse do jetë më e vështirë. Iniciativat për shkëmbimet që janë prezantuar në Berlin, do të rrisin bashkëpunimit në nivel rajonal për rininë. Serbia është shumë e hapur për të gjiha programet integruese në Ballkanin Perëndimor. Ne inkurajojmë stabilitetin, dhe ky stabilitet që ka qenë dy vitet e fundit besoj se do të vazhdojë. Edhe kur të jemi anëtarë të BE besoj se nuk do të jemi pjesa më e varfër e BE, nuk e duam këtë. Ndaj kërkojmë bashkëpunim dhe reforma, për t’u zhvilluar më tej”, tha Vuçiç.
Gjukanoviç: S’ka zhvillim ekonomik, nëse ska stabilitet
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, gjatë Forumit Ekonomik të Vjenës, u shpreh në fjalën tij se duhet të përfitojmë nga rasti për të folur për disa aspekte të ndryshëm. Nuk ka asnjë dyshim që Ballkani Perëndimor duhet të vijojë në rrugën që ka nisur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.
“Duke thënë këtë përpiqem të trajtoj dilemat që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë dhe kanë të bëjnë me lidhjen që vjen nga procesi i zgjerimit. Duhet që rajoni të jetë në stabilitet të plotë dhe të përdorë në mënyrë të plotë potencialin ekonomik. Hapi tjetër duhet të jetë integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor. Jemi shqetësuar me ngjarjet që kanë ndodhur në Maqedoni, por edhe pa këtë kemi situata që janë mbartuar që nga koha e ish-Jugosllavisë. Edhe situata mes Kosovës dhe Serbisë, e cila falë kurajos së drejtuesve të dy vendeve, është arritur që të vijojë dialogu mes dy vendeve. Duhet krijuar një atmosferë më e mirë, më konstruktive edhe në Bosnje pas zgjedhjeve të fundit, duke e kthyer atë në një vend integral. Duhet përpjekje e vendeve të tjera për t’i ardhur në ndihmë Maqedonisë për të zgjidhur problemet e saj. Pa zgjidhur këto probleme që kërkojnë ndërhyrjen e aktorëve më të rëndësishëm evropianë, ne do të vijojmë të jemi vulnerabël në këtë rajon”, tha Milo Gjukanoviç.
Mustafa: Çështjet me Serbinë po o zgjidhim me dialog
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa u shpreh se ka ardhur koha që konfliktet e vjeta ti kthejnë në ura zhvillimi. Ai theksoi më tej se problemet me Serbinë Kosova po i zgjidh me dialog.
“Për ne është me, rëndësi që punojmë bashkërisht të ndërtojmë paqen në këtë pjesë të Europës përmes bashkëpunimit të zhvillimit ekonomik dhe luftës për të krijuar kushte më të mira. Jemi në fazën ku mosmarrëveshjet tona do i shndërrojmë në ura bashkëpunimi dhe të gjithë sëbashku të gjendeni më familjen e BE. Ky është synimi ynë si Kosovë. Në takimet që kemi pasur me vendet e Ballkanit Perëndimor e kemi parë si synim të përbashkët. Kemi nevojë për një përkrahje të institucioneve ndërkombëtare. Ne kemi hyrë më vonë në fazën e tranzicionit dhe ti kapërcejmë më shpejt këto sfide. Të punojmë me kushte të tjera me vendet e BE dhe ato që akoma nuk janë bërë anëtare. Po punojmë në lidhjen tonë me Maqedoninë. Brenda tre viteve do arrijmë në Maqedoni me autostradë të re. Po punojmë edhe në infrastrukturën hekurudhore me Maqedoninë dhe Serbinë. Në zhvillimin infrastrukturës ka hapësirë edhe në bashkëpunimin tregtar. Ka hapësirë për bashkëpunim në fushën e turizmit. Kemi mundësi të punojmë në zhvillimin e tregut tradicional dhe ndërlidhjes së tij me tregun evropian përderisa kemi ambicjen për integrimin në BE. Kosova është vend i hapur për investitorët e huaj. Ne po bëjmë përpjekje që çështjet e hapura me Serbinë ti zgjidhim me dialog në interes të qytetarëve tanë”, u shpreh Mustafa.
Gruevksi: Liderët e Ballkanit të bëjnë kujdes me deklaratat
Kryeministri Gruevksi bëri me faj fqinjin e saj Greqinë që Maqedonia nuk është në familjen e BE-së dhe të NATO-s që sipas Gruevskit do të bënte që Maqedonia të kishte një rrjedhë tjetër. Ndërkohë përcolli dhe një mesazh liderëve të vendeve të Europës juglindore të bëjnë kujdes me deklaratat.
“Një ndër gjërat e rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh mes vendeve të rajonit. Sepse me bashkëpunim të mirë, projekte të përbashkëta ekonomike mund të ecim përpara dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit e vendeve të Europës juglindore dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat në mesazhet që dërgojnë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve tanë i ndjekin këto mesazhe dhe çdo mesazh i thënë në mënyrë jo të përshtatshme në mënyrën jo të duhur mund të krijojë një ndjesi negative tek qytetarët dhe nuk do të ishte e mirë dhe do ishte e vështirë më pas të të zgjidhnim këtë ndjesi”, tha Gruevski.0
Sigal