Forumi ekonomik me Rumaninë Ahmetaj: Jemi pjesë e një tregu

715
Sigal

TIRANE- Forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Rumanisë ka qenë tema në fokus të një forumi ekonomik të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Duke vlerësuar rëndësinë e investimeve rumune në vendin tonë, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, tha se dy Shqipëria e Rumania janë pjesë një tregu. Ndërsa theksoi se sipërmarrësit rumunë shfaqin interes për industrinë fason në Shqipëri.Ministri Ahmetaj tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur. Ndërsa ministri rumun i Ekonomisë Florin Jianu tha se bashkëpunimi dypalësh është i pranishëm në shumë sektorë. Jianu theksoi se është e rëndësishme që të gjenden mënyra të reja për të lehtësuar biznesin, duke shtuar se EuropaJuglindore krijon mundësi të mëdha investimi