Forumi Ekonomik i Vjenës bashkon kryeministrat e Rajonit, mungon Tsipras

629
Kryeministrat e Rajonit mblidhen sot në Tiranë, ku do të mbahet edhe dita e dytë e forumit ekonomik të Vjenës. Në këtë forum marrin pjesë 7 vende, Shqipëria, Serbia, Mal i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. 
Kryeministrat që do ta marrin pjesë në këtë forum do të jenë: Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Isa Mustafa, Milo Kukanoviç, Denis Zvizdici dhe Nikolla Gruevski, ndërsa mësohet se kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras nuk do të jetë i pranishëm.
Forumi Ekonomik i Vjenës nis punimet të enjten në orën 09:30, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Punimet e këtij forumi do të jenë të ndarë në dy panele:1-Paneli i Nivelit të Lartë- Nga Berlni te Vjena: Për një qartësi gjeopolitike për Ballkanin perëndimor dhe Paneli Vvise men- Për të thyer hendeqet midis BE dhe rajonit.
Sigal