FMN rekomandon rritje të re taksash, ulje shpenzimeve korrente

737
FMN sugjeron rritje të re taksash. Vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë mes edhe Shqipëria, po përballen me sfida të rëndësishme strukturore, në përpjekje për të rregulluar mjedisin e post-bumit ekonomik të mesit të viteve 2000. Sipas Zsoka Kocza nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vendet e Ballkanit Perëndimor, sugjerohet se më e rëndësishmja është që konsolidimi fiskal duhet të plotësohet me ndryshime kompozicionale. Eksperti thotë se duhet ulur në mënyrë të veçantë pjesë të shpenzimeve korrente që lidhen me pagesat sociale dhe subvencionet buxhetore për energjinë, të cilat vazhdojnë të komplikojnë planifikimin e buxhetit në disa vende të Ballkanit Perëndimor. Në shumicën e vendeve masa të ardhurave duhet të shihet si një plotësues për rregullim në anën e shpenzimeve, thotë eksperti i FMN. Sipas tij, sfida e Shqipërisë është borxhi i lartë dhe varësia e financimit të tij nga bankat. Konsolidimi fiskal duhet të kryhet kryesisht nëpërmjet masave të të ardhurave dhe eliminimi i subvencioneve të energjisë. Lidhur me Kosovën eksperti thotë se vendi ka ruajtur qëndrueshmërinë fiskale, por ka pasur përkeqësime në rritjen e pagave të administratës. Ndërkohë që ka rritur administrimin fiskal duke kaluar peshën e mbledhjes së të ardhurave nga doganat në tatimet e brendshme.
Sigal