FMN: Qeveria nuk përmbushi objektivin për moskrijimin e borxheve të reja

793
Tavani zero në akumulimin e borxheve te brendshme e qeverisë qendrore në Shqipëri nuk është përmbushur, si një nga objektivat kryesor në marrëveshjen trevjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Për tre vite rresht studimi në dhjetë ministritë kyçe dhe në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) tregon një akumulimin e 1.1 miliardë lekë detyrime të prapambetura deri në fund të gushtit 2015 ( 0.08 për qind të PBB-së).
FMN vlerëson se pjesa më e madhe e borxheve të reja është për shkak të projekteve të ndërtimit të rrugëve, vendimet e gjykatave, si dhe rimbursimit të TVSH. Por qeveria shqiptare e ka siguruar FMN se, të gjitha borxhet e akumuluara do të paguhen në fillim të vitit 2016, me përjashtim të atyre të vendimeve gjyqësore, e cila do të zgjidhen në përputhje me vendimet e posaçme të Këshillit të Ministrave.
Për të përmirësuar situatën është duke u riorganizuar menaxhimi i investimeve, ndërsa rimburësimet në tatime do te auditohen më bazë risku.
Në shtator 2013 Qeveria filloi vlerësimin e detyrimeve financiare të pashlyera te qeverisë së mëparshme me qëllim shlyerjen e tyre në një kohë sa më të shpejtë. Fillimisht në muajin tetor 2013 u kontraktua një shoqëri e pavarur për të ndërmarrë një proces kontrolli dhe për të nxjerrë gjendjen përfundimtare në lidhje me kontratat qeveritare të pashlyera deri në fund të gushtit 2013.
Detyrimet e prapambetura kontraktuale për investime, të identifikuara për institucionet e qeverisë qendrore, duke shtuar edhe pretendime të sipërmarrjeve të cilat kërkojnë kontrolle të mëtejshme u vlerësuan 24.6 miliardë lekë. Por detyrimet e përgjithshme financiare të prapambetura të qeverisjes qendrore deri në dhjetor 2013 u vlerësuan 72. 6 miliardë lekë ose 5.3 për qind e PBB-së. Qeveria përmbylli të gjithë procesin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura më 2015, ndërsa programi fillestar parashikonte shtrirjen e procesit dhe këtë vit.
Sigal