FMN: Marrëveshja atomike ndikon në rritjen ekonomike

353
Fondi Monetar ndërkombëtar (FMN) thotë se marrëveshja atomike ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, do ta shtoj rritjen ekonomike në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, gjatë vitit të ardhshëm, pasi tërheqja e sanksioneve sjell ripëtritje në prodhimtarinë e naftës dhe në eksport. Sipas marrëveshjes së arritur në muajin korrik, sanksionet kundër Iranit do të tërhiqen gradualisht, në këmbim për kufizime në programin atomik iranian.
FMN-ja tha në dokumentin e vet gjysmëvjetor, Parashikimi Botëror Ekonomik, të publikuar sot, se rritja në rajon do të “forcohet në mëynrë substanciale në vitin 2016, e mbështetur nga aktiviteti i përshpejtuar” në Iran. FMN me seli në Uashington, po ashtu, ka parashikuar “përmirësim gradual për vendet e prekura ashpër nga konfliktet”, përfshirë Irakun, Libinë dhe Jemenin. Rritja ekonomike rajonale këtë vit parashihet të ngadalësohet në 2.3%, nga 2.6% sa ishte në vitin 2014, para se të ripërtrihet në 3.8% në vitin 2016.