FMN-ja është varkë shpëtimi ekonomik, apo laku në fyt?

652
Sigal

Duhet që të rikthehen marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar apo jo? Kjo është çështja që më së fundi ka ndezur debatet në vend. PS-ja,  e ka hedhur si opsion mundësinë e rikthimit të marrëdhënieve me FMN-në, për të matur reagimin e opinionit, ndaj nuk e ka sqaruar se çfarë kërkon me rikthim të marrëdhënieve me FMN. PS-ja kërkon qëFMN-ja të luajë thjesht rolin e këshilltarit, pa qënë drejtpërdrejt kontribuuese me dhënie kredi. Të tjerë, shkojnë me tej. Qeveria e re duhet të kërkojë kredi ngaFMN-ja.

Pyetja më e drejtpërdrejtë, duke iu shmangur hipokrizive politike, është: FMN-ja është varkë shpëtimi ekonomik, apo laku në fyt? Po të kemi parasysh programin elektoral ekonomik të PS-së, premtimet e shumta për një politikë favorizuese sociale, premtimet për uljen dhe heqjen e taksave, politikë për heqjen e TVSH-ve në shumë aspekte, premtimin se qeveria e re, brenda 6 mujorit të parë do të shlyejë detyrimet e borxhit që i ka biznesit, politikën e rishikimeve të shumë privatizimeve të bëra dhe koncesionet, me premtimin se një pjesë të koncesioneve  dhe privatizimeve, do t’i shtetësojë, por edhe mundësinë e rritjes së pensioneve dhe rrogave, të gjitha këto politika ekonomike bien ndesh me politikat që ndjek FMN-ja, sidomos në vendet ku niveli i borxhit është i madh. Dy gjëra mund të ndodhin. E para, premtimet elektorale ekonomike të PS-së, do të mbeten në sirtar, sikurse bëri edhe qeveria e Jorgos Papandreut në 2009-n, e cila premtoi shumë, kur njëkohësisht, para zgjedhjeve, kishte nisur bisedimet me FMN-në për marrjen e borxheve, me pasojat që dihen dhe PS-ja menjëherë, sa të fillojë qeverisjen,  do të kërkojë ndihmë ekonomike, në formë borxhi, nga FMN-ja, me justifikimin se arka e shtetit është bosh, përtej atyre njohjeve ekonomike që kishin. Kjo përshtypje të përforcohet edhe duke parë reagimin publik të PS-së, të vetë kryeministrit Edi Rama, por edhe të Ilir Beqja, të cilët kundërshtuan me të madhe, vendimin e qeverisë për rritjen e pensioneve dhe rrogave që nga 15 korriku i këtij viti. Kundërshtia e PS-së, nuk erdhi nga xhelozia politike, përse kjo maxhorancë në ikje mori këtë vendim në favor të rritjes të pensioneve dhe rrogave. Përkundrazi. Duke qenë të ndërgjegjshëm për gjendjen tejet të rënduar financiare të arkës së shtetit, duke qenë se PS-ja- ndoshta- është në konsultime paraprake me FMN-në edhe për llojin e bashkëpunimit,reagimi i tyre është se nuk kemi mundësi financiare, derisa bënë fjalë që “ kjo faturë do të rëndojë buxhetin financiar dhe do të vërë në vështirësi ekonomike maxhorancën e re”. Praktika e deritanishme e bashkëpunimit të FMN-së me shtete, qeveri të ndryshme, dëshmon se kudo FMN-ja ka ndjekur rreptësishtë një politikë shtrënguese ekonomike, të cilat kanë patur pasoja tepër fatale për ato shtete e qeveri, të cilat, i kanë pranuar të zbatojnë këshillat e FMN-së. Rasti më i freskët është falimentimi i ekonomisë argjentinase, në 2002-n, apo edhe rezultatet negative që dhanë në Greqi “këshillat” e FMN-së, të cilat e kanë futur ekonominë greke në një recension të thellë ekonomik. Çfarë do të ndodhë në Shqipëri, nga shtatori? A do të diktojë FMN-ja politikën e saj shtrënguese edhe në Shqipëri, duke e zhytur në një recension më të thellë ekonominë? Këto janë pyetje që duhet të shqetësojnë specialistët ekonomikë të PS-së, përpara se të marrin një vendim politik për llojin e bashkëpunimit me FMN-në. FMN-ja asnjëherë dhe askund nuk ka vepruar kurrë si një zyrë këshillimore, por ka luajtur rolin aktiv, me pasojat e dëmet ekonomike për atë vend që i ka pranuar, apo ka qenë i detyruar t’i zbatojë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore mbërrijnë sot në Shqipëri

Ekspertët nga të dy institucionet Ndërkombëtare Financiare do të realizojnë një sërë takimesh me krerët e institucioneve më të larta të vendit me të cilët do të diskutojnë për gjendjen ekonomike në vend dhe masat që duhet të merren. Përfaqësuesit eFMN-së dhe BB-së pritet të takohen edhe me kreun e selisë rozë, Edi Rama, me të cilin pritet të diskutohet edhe për marrëdhëniet eFMN-së me Shqipërinë .