FMN, 35.9 milion euro të tjera borxh për Shqipërinë

306
Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi kestin e radhës prej 35.9 milionë euro për Shqipërinë. Bordi ekzekutiv i fondit në Uashington ka dhënë aprovimin për lëvrimin e kestit, në kuadër të rishikimit të 8 të programit me qeverinë shqiptare të nënshkruar rreth 3 vite më parë. Ne total, deri më tani janë disbursuar 298 mln euro. Por edhe pse ka vlerësuar rimëkëmbjen ekonomike, e ndikuar nga investimet në sektorin energjetik dhe rritje graduale e kërkesës së brendshme, FMN lë disa rekomandime për qeverinë në lidhje me borxhin dhe taksën e pronës.
“Reformat fiskale strukturore qe mundesojne tatimin e prones sipas vleres se tregut do te forcojne menaxhimin e financave publike. Politikat e autoriteteve duhet te vazhdojnë të përqendrohen në rregullimin fiskal duke mbështetur rritjen nepermjet lehtesimit monetar”, theksohet ne njoftimin per shtyp të FMN. Fondi monetar vlerëson gjithashtu se rritja e kredisë mbetet e ngadalte, duke u kufizuar nga kreditë e keqija.