Fitimet e bizneseve në pikiatë. Tirana, Elbasani dhe Vlora u “varfëruan” në 2018-n

597
Sigal

Kriza ekonomike ka goditur rëndë bizneset shqiptare, të cilët kanë pasur rënie të fitimeve gjatë vitit të kaluar. Qarqet në të mëdha të vendit kanë paguar më pak tatim mbi fitimin sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Qarqet që e kanë ndjerë më shumë krizën janë Tirana, Elbasani dhe Vlora. Gjithnjë sipas tatimeve, në 2018-n në kryeqytet u grumbulluan si tatim mbi fitimin 7,1 miliardë lekë, nga 7,5 miliardë lekë më 2017. Megjithatë, Tirana mbetet kontribuuesi më i madh në taksa e tatime për arsye se ka përqendrim të lartë biznesesh. Rënie të madhe të fitimeve kanë pësuar bizneset e Elbasanit gjatë vitit të kaluar. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin në këtë qark për vitin 2018 ishin 531 milionë lekë ose 18 për qind më të ulëta se një vit më parë. Gjithashtu në qytetin e Vlorës arkëtimet nga Tatimi mbi Fitimin shënuan rënie vjetore me 0,2% më 2018. Duhet theksuar se përveç Vlorës, qytetet turistike kanë pasur rritje nga tatimi mbi fitimin, për shkak të shtimit të turistëve. Megjithatë Vlora bën përjashtim për shkak dhe të nivelit të lartë të krimit të raportuar kohët e fundit, që shton pasigurinë tek bizneset dhe mban larg vizitorët e huaj.