Sigal

Sektori privat i ndërtimit dhe rezidencial në Shqipëri do të përfitojë nga një akses më i gjerë në financim falë huasë prej €6 milion që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i mundëson Union Bank Albania.

Financimi i ri për Shqipërinë mundësohet nëpërmjet Programit  €85 milion të BERZH për Ballkanin Perëndimor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër.Programi është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian (BE), donatorëve dypalësh dhe vëndet përfituese të cilat bashkëpunojnë nën Kuadrin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe implementohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Ministria Federale Austriake e Financave do të mundësojë incentivë dhe bashkëpunim  teknik në mbështetje të investimeve për teknologjinë e gjelbër.

Union Bank, klient i BERZH që prej vitit 2008, do t’jua huazojë këto fonde klientëve të saj në mbështetje të investimeve në projekte me performancë të lartë efiçence në energji në banesa private ose në ndërtesa rezidenciale. Klientët do të kenë mundësi të investojnë në izolim, panele diellore, bolierë efiçentë dhe tekonologji të tjera të gjelbra.

Henry Russell, Drejtor i BERZH për Instucionet Financiare në Ballkanin Perëndimor, Bjellorusi, Moldavi dhe Ukrainë është shprehur:  “Ky është rasti i parë ku një bankë në Shqipëri bëhet pjesë e këtij programi të velrësuar ndërkombëtarisht, me qëllim përdorimin e fondeve të këtij programi për klientët përdorues dhe tregtues të  teknologjisë së gjelbër në Shqipëri. Bashkë me Union Bank dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Qeverinë Austriake dhe Kuadrin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, ne do të punojmë për të rritur kreditimin për efiçencën në energji të banesave dhe për të nxitur konkurrueshmërinë në sektorin financiar.”

Gazmend Kadriu, Drejtor i Përgjithshëm i Union Bank shtoi:

Në bashkëpunim me BERZH-in, Union Bank ka implementuar një numër projektesh të suksesshme. Nëpërmjet kësaj kredie të re nga programi i GEFF, Union Bank do të ketë mundësi të mbështesë investime në projekte me efiçencë energjie në banesat private. Duke zgjeruar kredidhënien për efiçencë energjie në banesa private, ne promovojmë më tej objektivat  tona sociale dhe mjedisore.

Deri më sot, BERZH ka investuar  €1.023 miliard në rreth 82 projekte në Shqipëri.