Festat e fundvitit, pensionistët 3 mijë lekë dhe familjet në nevojë 2 mijë lekë

91
Pas mbledhjes së djeshme të qeverisë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se pensionistët do të marrin për fundvit 30 mijë lekë të vjetra. Ndërsa përfitojnë edhe ata me ndihmë ekonomike dhe aftësi të kufizuara. “Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi Paketën e solidaritetit për shpërblimin financiar për festat e fundvitit për kategoritë që kanë kanë më shumë nevojë. Kemi vendosur të shpërblehen me rastin e festave te fundvitit në masën 20 mijë lekë të vjetra”, tha ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Kjo paketë solidariteti konfirmon edhe njëherë vëmendjen dhe përkujdesjen e qeverisë për ata që kanë nevojë për përkujdes dhe dhe mbështetje në këtë prag festash”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Tabela e përfituesve
79.370 përfitues që trajtohen me ndihmë ekonomikë
67.311 përfitues, si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar
Këshilli i Ministrave vendosi të shpërblejë në masën 30 mijë lekë të vjetra kategoritë e personave që përfitojnë pension dhe trajtime të tjera financiare. Konkretisht, nga ky vendim përfitojnë:
498 242 persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe qyteti.
132.530 persona që marrin pension sipas ligjit “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore”.
981 persona që marrin trajtim të veçantë financiar që kanë punuar në miniera, në nëntokë dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.
3037 persona që marrin pension pleqërie sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, nëntokë”.
2250 persona që nuk përfitojnë pension por që trajtohen me shpërblim financiar si veteranë të LANÇ-it si dhe personat të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta apo që marrin pension social.
Fondi total që Qeveria ka vendosur të vë në dispozicion për shpërblimin e fundvitit ka vlerën 2 miliardë e 253 milionë lekë të reja.