Falsifikonte dokumentet e pensioneve, ndalohet postieri në Pogradec

575
Sigal

Postieri i Postës së Pogradecit u vu në pranga pasi akuzohej për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”. Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, bënë ndalimin e të akuzuarit banues në qytetin e Pogradecit. Sipas policisë, 40-vjeçari me inicialet J. Sh. falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre. Ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.