Falja e kamatëvonesave, shtyhet në 15 korrik përfshirja në skemë

127
TIRANE – Të gjithë qytetarët të cilët janë debitorë ndaj OSHEE për pagesat e energjisë elektrike, por që nuk patën mundësi të bëhen në kohë pjesë e skemës lehtësuese, do të kenë mundësi të përfitojnë faljen e 80 % të kamatëvonesës deri më 15 Korrik të këtij viti. 
Ishte ministri i Energjetikës Damian Gjinkuri i cili bëri publik vendimin e riaktivizimit të skemës lehtësuese që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndërmori me qeverinë në muajin dhjetor të 2014-ës.
Ministri shpjegoi, se vendimi u mor në kushtet kur janë ende rreth 200 mijë qytetarë të tjerë të cilët e kanë pasur të pamundur të nenshkruajne kontrata me OSHEE deri me 31 Mars kur ishte afati i fundit, si pasojë e fluksit të lartë në zyrat e OSHEE-së.
Në këto kushte, tha ministri Gjiknuri, të gjithë këta persona do të kenë mundësi të nënshkruajnë kontratën me OSHEE deri më 15 Korrik të këtij viti.
“Një numër i lartë i qytetarëve e kanë pasur të pamundur të hyjnë në skemën e përfitimit, deri më 31 mars përfituan 300 mijë konsumatorë familjarë. Por janë ende dhe 200 mijë që e kanë pasur të pamundur, kërkesat kanë qenë të shumta. OSHEE vuri një afat të fundit që t’i nxiste qytetarët, por për shkak të kërkesave të shumta, deri më 15 korrik 200 mijë qytetarë të tjerë që kanë akumuluar borxhet dhe nuk kanë pasur mundësi të përfshihen në skemën lehtësuese, dhe tashmë do ta kenë ketë mundësi”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Skema lehtësuese konsiston në përfitimin e uljes së kamatëvonesës me 80 % në kushtet kur shlyerja e faturave të akumuluara bëhet njëherësh. Po sipas skemës lehtësuese, ata që nuk mund të shlyejnë përnjëherë detyrimin e prapambetur mund ta shlyejnë atë me këste mujore, jo më pak se 2500 lekë në muaj për konsumatorët familjarë, dhe jo më pas se 1000 lekë në muaj për pensionistët kryefamiljarë.