Megjithëse Greqia ka rënë në vendin e 24 në listën e vendeve më të pasura në Bashkimin Evropian në vitin 2017, vijon të mbetet shteti më i shtrenjtë në bllok. Të dhënat i referohen një raporti të Eurostat mbi çmimet për mallrat dhe shërbimet e konsumit.

Në vitin 2007, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i përgjithshëm i Greqisë për frymë ishte 95.1% e mesatares së BE-së, ndërkohë në 2017 ky tregues zbriti në nivelin 69.7%.

Megjithatë, çmimet e mallrave dhe shërbimeve nuk kanë ndjekur prirjen rënëse. Vitin e kaluar, ato arritën në 82.2% të mesatares së BE-së, ndërsa sa i takon pijeve alkoolike dhe jo alkoolike, çmimet ishin 3.4% më të larta se mesatarja e BE-së, duke u renditur në vendin e 13-të, mbi Portugalinë dhe Spanjën, shkruan Scan.tv.

Kjo mund të shpjegohet me faktin se konkurrenca nuk ‘funksionon’ në disa sektorë, por po ashtu edhe për shkak të taksave të larta indirekte dhe të veçanta për mallrat e konsumit.

Në kategorinë e pijeve alkoolike dhe duhanit, Greqia ishte vendi i 12-të më i shtrenjtë në mesin e 28 të BE-së vitin e kaluar, më i ulët se mesatarja e BE-së, por me një devijim të vogël prej 5.5 për qind.

Sektori i alkoolit dhe duhanit u vu në shënjestër nga qeveritë greke të njëpasnjëshme, të cilat impononin taksa speciale të konsumit gjatë tetë viteve të programeve të shpëtimit për të rritur të ardhurat.

Por sektori ku çmimet në Greqi kryesuan të gjitha vendet anëtare të BE-së ëhstë komunikimi, duke përfshirë shërbimet telefonike dhe postare, ku vendi tejkalonte mesataren e BE-së me 54 për qind. Nga ana tjetër, vendi ishte më i lirë në strehim dhe arsimim, ku çmimet vitin e kaluar mbetën nën mesataren e BE-së respektivisht me 36.9 dhe 35.8 për qind.

Që ekonomia greke të konvergohet me atë të vendeve të tjera të BE-së gjatë 10, 15 dhe 20 viteve të ardhshme, PBB-ja e saj reale për frymë duhet të zgjerohet në një normë prej 3.2, 2.1 dhe 1.6 pikë përqindje më e lartë se ajo e bllokut , tha Eurobank në buletinin javor.