Euro forcohet ndaj lekut, shkak prerjet e reja nga Banka e Shqipërisë

855
Sigal

Euro forcohet përkundrejt lekut, ja çfarë po ndodh në treg

Euro e ka nisur javën e forcuar përkundrejt monedhës vendase. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer gjatë ditës së sotme me 122.11 lekë, apo rreth 0.31 pikë më shumë se të premten.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor arsyeja kryesore e forcimit të euros gjatë ditës së sotme lidhje me ankandin e letrave me vlerë të Bankës së Shqipërisë. Për këtë arsye bankat e nivelit të dytë kanë qenë në pozicion të hapur blerjeje çka ka rritur çmimin e euros në treg.

Ekspertët shtojnë se kursi i këmbimit gjatë javës së kaluar është shfaqur i stabilizuar duke u këmbyer në një nivel mesatar prej 121.7 lekë për një euro, ndërsa forcimi i ditës së sotme lidhet blerjet nga bankat e nivelit të dytë.

Edhe monedhat e tjera kryesore kanë fituar pikë ndaj lekut. Dollari amerikan u këmbye me 111.7 lekë, rreth 0.18 pikë më shumë seç mbylli javën e kaluar. Ndërsa paundi britanik u forcua me gjysmë leku, duke u këmbyer me 137.53 lekë.

Ndaj lekut është vlerësuar edhe franga zvicerane, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë u këmbye me 112.4 lekë.

Ndërkohë në tregjet ndërkombëtare euro po këmbehet në nivelet më të ulëta përkundrejt dollarit. Sipas Financial Times, një euro po këmbehet me 1.09 dollarë, i cili është niveli më i ulët në 12 muajt e fundit.