ERE: Çmimi i ri i energjisë nga 1 janarit do të jetë 9.5 lekë/ kwh

709
Sigal

TIRANE – Çmimi i ri i energjisë elektrike nga 1 janari i vitit 2015 për të gjithë konsumatorët familjarë do të jetë 9.5 lekë/kwh. Kështu ka vendosur Enti Rregullator i Energjisë i mbledhur ditën e sotme për të diskutuar kërkesat e tre kompanive, KESH, OST dhe OSHEE për rritje të energjisë elektrike.

Në mbledhjen e sotme u vendos heqja e fashës prej 300 kw/h duke vendosur kështu një çmim të ri për energjinë elektrike. Nga janari ai do të jetë 9.5 lekë/kwh për konsumatorët familjarë, dhe jo më  7.7 lekë, siç është deri më tani

Gjatë mbledhjes, ERE ka vendosur të pranojë kërkesën e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, duke e rritur kështu çmimin e prodhimit të energjisë, duke e çuar kështu nga 1 lekë/kwh në 1.45 lekë/kwh.

Por të njëjtën gjë ERE nuk vendosi për kërkesën e Operatorit të Sistemit të trasnmetit, duke refuzuar kështu kërkesën e tyre për rritje në 0.75 lekë/kwh dhe duke e lënë kështu të pandryshuar çmimin në 0.65 lekë/kwh.

Ndërkaq çmimi i energjisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektriksë do të jetë 10.7 lekë/kwh

Sakaq, njoftimin për heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kilovatësh e njoftoi vetë kryeministri Rama, i cili premtoi se çmimi i ri i energjisë do të jetë i mesatarizuar dhe për të gjithë shtresat në nevojë që do të preken nga çmimi i ri qeveria do të kryej kompesime sipas një skeme të bërë tashmë publike. Ndërsa kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka deklaruar se nuk do të ketë rritje çmimi për qytetarët as mbi 10 lekë.

Rendi i ditës:
1. Lidhur me Miratimin e Planit të Investimeve për vitin 2015 të KESH sh.a.
2. Lidhur me Miratimin e Planit të Investimeve për vitin 2015 të OST sh.a.
3. Lidhur me Miratimin e Planit te Investimeve për vitin 2015 të OSHEE sh.a.
4. Për Llogaritjen e Tarifave të Prodhimit të Energjisë Elektrike, të Shërbimit të Furnizimit me Shumicë, Transmetimit, Shpërndarjes dhe Shitjes me Pakicë të Energjisë Elektrike për Konsumatorët Tariforë për vitin 2015.