Ëngjëll Sina dhe Demir Arza, studim që ndihmon fermerët korçarë

896
Sigal

Gjatë 25 viteve të fundit, jeta e fermerit korçar nuk ka qenë e lehtë. Ata asnjëherë nuk kanë qenë të orientuar çfarë duhet të mbjellin dhe çfarë kërkohet në tregun vendas dhe të huaj. Mbi të gjitha nuk kanë qenë konkurues. Shpesh herë prodhimet e tyre kanë mbetur pa shitur dhe dëmi ekonomik për ta ka qenë i madh. E njëjta gjë ka vijuar për vite të tëra me radhë. Janë hedhur ide të ndryshme si mund të dilet nga kjo situatë por deri më sot përmirësimet nuk kanë qenë ato që priteshin. Jo rrallë herë është menduar për rindërtimin e fabrikës së sheqerit, por investitorët e huaj pasi shohin gjendjen e fabrikës nga afër, ikin ashtu siç vijnë dhe nuk duken më. Pas çdo ikje të tyre e ardhmja e fermerit bëhej edhe më e pashpresë, mirëpo e vërteta nuk paska qenka kështu.

Studimi

Dy studiues të mirënjohur, Engjëll Sina dhe Demir Arëza fal një studimi të tyre, të realizuar me përkushtim, tregojnë se prodhimtaria e fermerit në qarkun e Korçës i ka të gjitha mundësitë për të qenë e suksesshme dhe me të ardhura të garantuara nga shitja e prodhimeve të tyre. Studimi flet për një punësim të përhershëm në përmasa të mëdha të fërmerëve të Korçës. Sina dhe Arëza e bazojnë projektin e tyre te fabrika e malterisë e ndërtuar në Sovjan të Korçës dhe te fabrika e alkoolit në Maliq, ndërsa më pas edhe te ngritja e fabrikës së sheqerit nga vetë biznesmenët vendas, pasi kjo fabrikë do të bëhet vetiu e nevojshme dhe do të tërheqë vëmendjen e investitorëve. Dy studiuesit janë të gatshëm të ndihmojnë për realizimin e këtij projekti madhor deri në implemetimin e plotë të tij. Studimi pretendon punësimin masiv të fërmerëve që merren me bujqësi si dh të atyre që kanë për aktivitet blegtorinë, pse jo edhe një punësim prej disa qindra vetash në fabrikat që do të përpunojnë prodhimet e ardhura nga fermerët. Pra, bëhet fjalë për një nga projektet më të sigurta të prezantuar deri më sot.
Çfarë do të prodhohet

Sigurisht, si në çdo projekt madhor, fillimi është i vështirë, por jo në këtë rast. Nga dy studiuesit e nderuar Arëza dhe Sina, është përllogaritur me detaje gjithçka: çfarë bimësh do të kultivohen, sa do të jetë sasia e prodhimit, kush do të jetë blerësi, pse tregu do të jetë i garantuar etj. Studimi në fjalë synon prodhimin e maltos për prodhimin e birrës dhe maltos aktive, prodhimin e mushtit nga patatja, prodhimin e alkoolit, prodhimin e niseshtesë etj, si dhe të një sërë produkteve të tjera që mund të përdoren më sukses në blegtori për vetë vlerat ushqyse që kanë dhe çmimet e leverdisshme. Gjithsesi le të ndalemi edhe një çast te prodhimi i maltove. Për prodhimin e tyre kërkohet kultivimi i shumë bimëve bujqësore, ose më konkretisht fermerëve të Korçës do t’u kërkohen sasi të tilla prodhimi, si: 6.600 ton patate industriale në vit; 6.600 ton panxhar sheqeri në vit; 3000 ton elb polistik ose grurë në vit; 9.600 ton elb dyfletësh në vit etj. Gjithashtu, kërkohen sasi të të konsierueshme frutash, si: rrush, mollë, kumbulla, dardhë, boçe pishe, ftonj etj. Pa u thelluar në detaje teknike, për informacion, mund të sjellim një shembull të tillë: nga sasia prej 9.600 ton elb në fund të procesit sigurohet një masë prej rreth 7.488 ton malto në depozitë (sillozet) e gatshme për t’u tregtuar. Përfundimi: nga 128.2 kg elb distik dyfletësh përfitohen 100 kg malto për birrë.
Mato aktive
Së dyti, do të realizohet prodhimi i maltos aktive që do të përdoret në fabrikën e alkoolit në Maliq gjatë përpunimit të patates dhe panxharit të sheqerit për prodhimin e distilateve alkoolike 70%, me reflektim dhe aromatizim të produktit. Në malterinë e Sovjanit do të përpunohen 3.000 ton në vit elb polistik apo ekuivalenti në grurë duke kaluar në të gjitha ciklet e procesit dhe do të përdoret direkt siç del nga procesi. Krejt sasia e kërkuar nga linja e alkoolit do të jetë 2.640 ton në vit malto aktive. Siç e thamë edhe më sipër, fillimisht gjithçka do të bazohet te dy fabrikat: e malterisë në Sovjan dhe e alkoolit në Maliq. Hapi i parë i këtij projekti do të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje me pronarët e dy fabrikave, të cilët do të jenë blerësit e prodhimeve të fermerëve të Korçës.

Prodhim mushtit nga patatja

Gjithashtu në studimin e tyre Sina dhe Arëza kanë parashikuar edhe prodhimin e mushtit nga patatja. Sipas tyre, kjo linjë e studiuar si në stadin laboratorik ashtu edhe në provat pilot, shoqërohet detyrimisht me skemën e projektit teknologjik për prodhimin e mushtit në stadin industrial me përmasa të mëdha në listën e makinerive dhe pajisjeve të domosdoshme për ecurinë e linjës së prodhimit. Në kompleksin për rikonstruksionin e pajisjeve të fabrikës së niseshtesë në Maliq do të përpunohen rreth 42 ton patate në ditë në bashkëveprim me rreth 4.2 ton malto aktive në ditë. Nga kjo skemë, duke përpunuar rreth 42 ton patate dhe 4.2 ton malto aktive do të prodhohen rreth 42.000 litra musht maltose në 24 orë, njëkohësisht do të veçohen si bërsi rreth 40 ton me lagështirë. Megjithatë studiuesit kanë marrë parassh edhe mundësinë e eksportimit. Për këtë arsye, do të përgatiten gjithashtu kampionaturat për përdorim brenda dhe jashtë vendit. Këto do të realizohen nga prova e parë teknologjike që do të realizohet me përmasa të mëdha dhe pasi të jenë rezultatet, krahas ndërtimit të frabrikës së sheqerit në Maliq të bëhet e mundur të funksionojë dhe ky kompleks (malteria Sovjan dhe fabrika e alkoolit Maliq), shumë afër njëra- tjetrës, e cila vuan vetëm për organizimin e aktivitetit dhe sigurisht me një shtytje dhe kujdes shtetëror. Ky do të ishte një rast i mirë dhe i shpejtë për punësim konkret dhe të vazhdueshëm në përmasa të mëdha, vunë në dukje dy studiuesit Engjell Sina dhe Demir Arëza.

Për blegtorinë

Pra, siç e vumë re edhe më sipër, nga prodhimi i 4.2 ton malto, veçohen edhe 40 ton bërsi me lagështirë. Kjo bërsi është shumë e përshtatshme si ushqim për bagëtitë, veçanërisht për lopët dhe derrat. Fermerët në këtë zonë do te kenë nevojë për bërsi sepse ato janë të përpunuara, me to krijohen receptura të ndryshme përzierjeje, gjithashtu krijohet mundësia e ndërtimit të stallave të mëdha me shumë lverdi. Përveç prodhimeve të lartpërmendura, nga proceset teknologjike veçohen 16.500 ton në vit bërsi me lagështi që përbëjnë një ushqim ideal për të gjitha llojet e bagëtive. Ndërtimi i stallave të mëdha pranë objekteve të pasura me ujë të bollshëm shërbimi do të ishte një aktivitet shumëfitimprurës në të cilën investimet nuk do të shkonin kot. Në atmosferë lirohet gaz karbonik, një gaz biologjik i cili për nevoja të ekonomisë mund të disiplinohet dhe të shfytëzohet duke u mbushur nëpër bombula me gaz ushqimor.

Punësime në fabrika

Përveç punësimeve në bujqësi edhe punësimi në fabrikë do të jetë i ndjeshëm pasi do të punësohen me qindra persona. ku është e nevojshme të kryhen një numër i madh procesesh. Sjellja e lëndës së parë, e patates industriale dhe e maltos aktive sipas kërkesave teknologjike do të realizohet me makina. Kjo lëndë, patatja, do të depozitohet në kavaleta pastaj në bunkerin operativ të fabrikës. Para se të përdoret patatja industriale, fillimisht ajo ka nevojë për procesin e pastrimit nga dherat. Kjo do të realizohet me anë të larjes me ujë në lavatriçe që do të vendoset për ketë qëllim. Patatja para se të hyjë në këto procese ka nevojë të cpëzohet, mundësisht sa më imët, gjithashtu me makinerinë e përzjerjes dhe pompës së llumit realizohet më së miri homogjenizimi i tre komponentëve të ngarkesës. Patate –malto dhe tretësirë me ph të caktuar. Procesi teknologjik garanton kalimin e plotë të amidonit në maltozë. Përfundimisht në baterinë e pompave të fuqishme do të dërgohet në linja respektive të prodhimit të mushtit të frekuentur, nga i cili prodhohet alkool 95 gradë. Prodhimi ditor do të jetë musht parafermentimit 42.000 litra dhe bërsi me lagështirë 40.000 kg

Prodhimi i distilave alkoolike

Prodhimi i distilave alkoolike me 70% alkool në përbërje, i aromatizuar sipas llojit të frutit dhe kerkesës së tregut. Kjo do të realizohet në fabrikën e alkoolit në Maliq, pajisjet e se cilës janë në gatishmëri të plotë. Aktiviteti i saj do të jetë ky: ditë pune efektive në fabrikë 300; prodhimi ditor 8000 litra aklool 100%, i konvertuar në distilat alkoolike me 70%, në volum alkool gjithsej 11.400 litra dhe i aromatizuar me frutin përkatës, si: rrush, mollë, kumbulla, dardhë, boçe pishe, ftua etj. Sasia vjetore e prodhimit të alkoolit 70% si distilat i aromatizuar 340.0000 litra. Ky prodhim vjetor ka nevojë që sektori i bujqësisë të sigurojë prodhimet bujqësore të sipërshënuara. Distilati alkoolik me 70% alkool në përbërje do t’i nënshtrohet një analize të plotë fiziko-kimike dhe organoleptike

Grupi i projektimit

Dy studiuesit e përmendur më sipër, shpjeguan gjithashtu se për realizimin e këtij projekti madhor u duhet të organizojnë një grup projektimi për një periudhë tre mujore për të kryer projektin e plotë të rikonstruksionit të ish-fabrikës së niseshtesë në Maliq, e cila do të përshtatet për prodhimin e mushtit në formë maltose të parafermentuar. Kjo është lënda e parë për prodhimin e alkoolit etilik 95 gradë, shumë cilësore, konform normave të Bashkimit Europian, ai plotëson të gjitha normat organo-leptike dhe kimike. Me këtë iniciativë praktike lind domosdoshmëria e sigurimit të lëndës së parë përpunuese të patates industriale në vend. Kjo kombinohet me malton aktive të elbit ose të grurit e cila prodhohet nga vetë fabrika ose mund të sigurohet nga malteria në Sovjan ose në formën ALFA dhe BETA. Atëherë, përfundimisht mund të themi: nëse dy studiuesit do të gjejnë përkrahjen e shtetit, problemi i fermerëve të Korçës do të jetë i zgjidhur përfundimisht.