Elona Shahini: Ekonomi joformale është ekonomia që gjeneron të ardhura , të cilat nuk janë të regjistruara në statistikat zyrtar

772
Sigal

INTERVISTA/Flet pedagogia Elona Shahini: Pastrimi i parave është një akt i kundraligjshëm dhe i dënueshëm penalisht

Sot flitet shumë për pastrim parash. Njëkohësisht për çdo ditë, po ulet mënyra e pagesës Cash. Në shumë gazeta për çdo ditë po përflitet se droga shqiptare nxit pastrimin e parave dhe përdorimin e parave Cash. Nëpërmjet marrëdhënies me klientin, Banka e Shqipërisë, sistemi bankar, ai financiar në përgjithësi si edhe, të gjitha zyrat e këmbimit valutor, janë të ekspozuara në një mënyrë apo në një tjetër, përballë rrezikut të pastrimit të parave. Parandalimi i pastrimit të parave është pjesë përbërëse e funksionit mbikëqyrës që Banka e Shqipërisë ka në drejtim të parandalimit dhe të administrimit të rreziqeve që rrjedhin nga lëvizja e parave apo edhe nga kryerja e transaksioneve të ndryshme. Se sa i kontrollueshëm është aktualisht ky proces kjo është një situatë që lë shumë për të dëshiruar. Këto janë problemet që duam të diskutojmë me Znj. Shahini në këtë bisedë ekskluzive për “Telegraf”.

 Para disa ditësh një kontrabandist droge nga Kolumbia deklaroi se paratë e drogës së shitur do të niseshin nga një bankë shqiptare për në Malin e Zi. Si bëhet ky transferim parash?

Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm për kanalizimin e  fondeve në ekonomi në mënyrë efikase dhe për rritjen e ndërmjetësimit bankar. Nxitja e  konkurrencës në sistemin bankar është një tjetër faktor, që ndikon në ofrimin e shërbimeve  sa më të mira për klientët, që siguron përdorimin e teknologjisë së re bankare, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, uljen e kostos të shërbimit bankar etj.. Kjo i shërben afrimit të klientëve me bankat. Kjo i ndihmon bankat të rrisin klientelën e tyre dhe të kenë më tepër hapësira për zgjerim aktiviteti dhe rritje fitimesh. Mënyrat e transferimit të parave ndërmjet bankave dhe klientëve të ndryshëm janë të shumëllojshme duke filluar nga:

  • Ø Përdorimi i mjeteve të pagesës (çeqe bankare, urdhërpagesa, karta debiti, etj.)
  • Ø Transferimi i parave nëpërmjet llogarive të klientëve të ndryshëm

Kjo deklarate nga një kontrabandist ngre pikëpyetje për transaksione të dyshimta në sistemin bankar, por nuk mund të merret njëqind për qind e vërtetë për aq kohë sa nuk kemi të dhëna të faktuara për këto transaksione.

 -A veprojnë bankat e nivelit të dytë me para Cash,  kur bëhet fjalë për një shumë të madhe?

 Cash-i është një instrument i lirë dhe i pranueshëm nga të gjithë, por përdorimi i tij përmban shumë rreziqe, siç janë ai i falsifikimit, i vjedhjes dhe kosto mbajtjeje dhe transporti. Përdorimi i instrumenteve jo cash të pagesës i pakëson mjaft nga këto rreziqe. Aktualisht në Shqipëri sipas legjislacionit në fuqi pagesat cash lejohen deri në niveli 150.000 lekë të reja. Ekzistojnë një numër hallkash kontrolli që sigurojnë besueshmërinë e instrumentit.

–        Ekonomi joformale është tërësia e të gjitha aktiviteteve ekonomike, të cilat kontribuojnë në llogaritjen e PBB-së, por që nuk regjistrohen (E. Feige).

–        Ekonomi joformale është ekonomia që gjeneron të ardhura , të cilat nuk janë të regjistruara në statistikat zyrtare (Tanzi).

–        Prodhimi dhe tregtimi i të mirave dhe i shërbimeve, ligjore dhe joligjore, të cilat ‘i shpëtojnë’ vlerëimit zyrtar të PBB-së, përbën pjesën joformale të ekonomisë (P. Smith).

Çdo person, joklient i përhershëm bankës apo i degës së saj, i cili kërkon të kryejë një operacion financiar, të tërheqë apo të vendosë para në llogari, konsiderohet si një klient i rastit. Një vëmendje e veçantë përqendrohet në rastet e operacioneve mbi dy milionë lekë apo kundërvlerës së tyre në monedha të huaja. Verifikimet mbi identitetin janë të njëjta si edhe për klientët e përhershëm bankës.

  • Ø Verifikohet identiteti i klientit me anë të dokumentit përkatës dhe ruhet një kopje e këtij të fundit.
  • Ø Merret informacion mbi origjinën e shumës së parave.
  • Ø Për operacione nën dy milionë lekë.
  • Ø Në mungesë të një dyshimi specifik, procesi i verifikimit nuk është i detyrueshëm.

Ambienti cash në ekonomi duhet reduktuar sepse reduktimi i cash ndihmon:

–        reduktimin e ekonomisë joformale;

–        ndërtimin e një politike të drejtë monetare;

–        mobilizimin e kanaleve bankare për rritjen ekonomike (rritje e kreditimit) – rritje e qarkullimit te parave;

–        uljen e korrupsionit dhe të evazionit fiskal.

 -A ka ligj që ndalon transfertat e parave të pista dhe me urdhër të kujt bëhen transferta të tilla?

Pastrimi i parave është një akt i kundraligjshëm dhe i dënueshëm penalisht, i sanksionuar me:

  • Ø Ligjin: Nr. 9084, datë 19.06.2003 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8610, datë 17.05.2000 “Për parandalimin e pastrimit të parave””.
  • Ø Ligjin: Nr. 9085, datë 19.06.2003 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i procedurës penale të Republikës së Shqipërisë”.
  • Ø Ligjin: Nr. 9086, datë 19.06.2003 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.

Në datë 10.06.2014, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP), në kuadër të luftës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Marrëveshja e përbashkët me DPPPP u hartua në përputhje me kërkesat e përcaktuara në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar, si dhe në zbatim të rekomandimeve të misionit FSAP të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është rritja e bashkëpunimit midis dy institucioneve, në kuadër të lehtësimit të shkëmbimit të informacionit, duke synuar forcimin e përqasjes së mbikëqyrjes së bazuar në rrezik, në drejtim të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Gjithashtu, marrëveshja do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të dy institucioneve nëpërmjet ndërmarrjes së inspektimeve dhe aktiviteteve tё përbashkëta, duke përmirësuar shfrytëzimin e burimeve njerëzore dhe reduktuar njëkohësisht kostot financiare jo vetëm për to, por edhe për vetë subjektet.

 -Si mund të kontrollohen bankat për transferta parash jo të pastra?

 Nëpërmjet marrëdhënies me klientin, Banka e Shqipërisë, sistemi bankar, ai financiar në përgjithësi si edhe, të gjitha zyrat e këmbimit valutor, janë të ekspozuara në një mënyrë apo në një tjetër, përballë rrezikut të pastrimit të parave. Parandalimi i pastrimit të parave është pjesë përbërëse e funksionit mbikëqyrës që Banka e Shqipërisë ka në drejtim të parandalimit dhe të administrimit të rreziqeve që rrjedhin nga lëvizja e parave apo edhe nga kryerja e transaksioneve të ndryshme. Se sa i kontrollueshëm është aktualisht ky proces kjo është një situatë që lë shumë për të dëshiruar. Për vet faktin që sistemi bankar në RSH nuk funksionon në mënyrën e tij më të mire të mundshme, duke pasur parasysh përqendrimin bankar dhe mostransmetimin efektiv të politikave monetare të nxjerra nga BQ.