Elona Shahini/ Albtelecom me tarifat e reja do të fitojë afërsisht 42.500.000 lekë/muaj

728
Sigal

INTERVISTA/ Flet pedagogia Elona Shahini: Të punësuarit në Albtelecom zënë rreth 36% të numrit total të të punësuarve në sektorin e komunikimit elektronik dhe postar.

Albtelecom , duke filluar nga data 01.06.2014 do të rriten tarifat nga 530 lekë në 700 lekë/muaj. Kjo rritje me rreth 30% e tarifave prek më tepër familjet si grupi i interesit më i ndjeshëm ndaj rritjes së çmimeve të shërbimeve që ofron kjo kompani. Aktualisht në Shqipëri ushtron funksionin e tij të pavarur AKEP, i cili rregullon veprimtarinë e operatorëve që ushtrojnë veprimtari të komunikimit elektronik dhe postar brenda RSH. Ky autoritet ka të gjithë përgjegjësinë ligjore dhe morale të nxjerri udhëzime dhe rregullore për mirëfunksionimin e këtij sektori. Por, më kryesorja ka të bëjë me eliminimin e faktorëve dominues dhe marrëveshjeve të fshehta që mund të bëjnë operatorët, duke pasuar strategjitë e njëri-tjetrit. Në fakt ç’bëhet?

Cili është mendimi juaj për ngritjen e çmimit të Albtelecom nga 530 lekë në 700 lekë pa folur?

Albtelecom është një kompani që operon në sektorin e komunikimeve elektronike, veprimtaria e së cilës rregullohet nga rregullat dhe udhëzimet që nxjerr Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Abonentët e kësaj kompanie kapin shifrat e rreth 250.000 pajtimtarë. Por ky numër ka ardhur në rënie duke filluar nga viti 2012, një rënie prej 27.000 abonentë ose rreth 8% e pajtimtarëve total të Albtelecom, ndërsa operatorët alternative nuk e kanë pasur këtë ndryshim kaq të ndjeshëm, sipas raportit të publikuar në faqen zyrtare të AKEP. Penetrimi i këtij shërbimi në Shqipëri është rreth 11% e totalit të abonentëve të komunikimit elektronik dhe krahasuar me Bashkimin Europian (40%) kemi nivel shumë të ulët të përdorimit të telefonisë fikse. Ajo që vlen të diskutohet gjerësisht është një njoftim që Albtelecom ka nxjerrë për paketën standarde të shërbimit të telefonisë fikse. Duke filluar nga data 01.06.2014 do të rriten tarifat nga 530 lekë në 700 lekë/muaj. Kjo rritje me rreth 30% e tarifave prek më tepër familjet si grupi i interesit më i ndjeshëm ndaj rritjes së çmimeve të shërbimeve që ofron kjo kompani. Duke pasur parasysh tregun ku operon Albtelecom, tarifat duhet të pësonin rënie për shkak të ekzistencës së operatorëve alternative. Evoluimi i teknologjisë dhe i sjelljes konsumatore në drejtim të paketave të integruara, rritja e kërkesës për akses në internet, kanë bërë që kërkesa për abonime në telefoni fikse të mos ulet ndjeshëm. Por kjo nuk do të thotë që konsumatorët e këtij shërbimi nuk do të reagojnë duke ulur kërkesën për këtë shërbim dhe duke shkuar tek konkurrentët e Albtelecom, për aq kohë sa kontrata e lidhur në Albtelecom ua lejon një lëvizje të tillë.

  1. 1.  A duhet të ndihet zëri i qeverisë?

Albtelecom si çdo kompani private që ushtron aktivitet ekonomik në RSH përballet me kërkesën e tregut për shërbimin që ofron, duke marrë parasysh edhe kushtet e konkurrencës në këtë sektor. Aktualisht në Shqipëri ushtron funksionin e tij të pavarur AKEP, i cili rregullon veprimtarinë e operatorëve që ushtrojnë veprimtari të komunikimit elektronik dhe postar brenda RSH. Ky autoritet ka të gjithë përgjegjësinë ligjore dhe morale të nxjerri udhëzime dhe rregullore për mirëfunksionimin e këtij sektori. Por, më kryesorja ka të bëjë me eliminimin e faktorëve dominues dhe marrëveshjeve të fshehta që mund të bëjnë operatorët, duke pasuar strategjitë e njëri-tjetrit. Në momentin që vërehen mungesa të ndërhyrjes së këtij autoriteti në tregun e komunikimeve elektronike dhe që kemi të bëjmë me diskriminim të çmimeve, kërkohet nga grupet e interesit ndërhyrja e qeverisë për të rregulluar këto marrëdhënie qoftë edhe duke përshtatur politikën fiskale për këtë sektor, në mënyrë që të mos ndikohen konsumatorët nga ndryshimet e tarifave.

  1. 2.  Ku e ka bazën kjo shtesë nëse kemi parasysh që ka 250.000 abonentë?

Rritja e tarifës së këtij shërbimi nga ana e Albtelecom duhet të ishte justifikuar edhe në njoftim, në mënyrë që të bëhej sa më transparent ky proces. Këtu vlen të përmendet përgjegjësia e AKEP për t’i vendosur kushte informuese kompanisë në fjalë. Arsyet e kësaj rritje mund të jenë të ndryshme duke filluar që nga rritja e të ardhurave të kompanisë për të përballuar kostot operacionale e deri tek përmirësimi i teknologjisë për të rritur cilësinë e shërbimit. Numri i abonentëve ka ardhur duke rënë, duke filluar nga viti 2012, si pasojë e lëvizjes që konsumatorët bëjnë duke përfituar shërbimet e konkurrentëve ose duke zgjedhur produkte zëvendësuese që ofrojnë operatorët e tjerë. Të ardhurat e Albtelecom në totalin e të ardhurave që siguron ky sektor zënë vetëm 18%, shifër kjo e konsiderueshme duke pasur parasysh numrin e operatorëve në treg. Ajo që duhet të na shqetësojë realisht është fakti se si do të reagojnë konkurrentët e Albtelecom, do të ndjekin të njëjtën strategji si prijësi i tyre. Nëse jo, tregu i orienton vet konsumatorët se drejt cilit operator do të shkojnë.

  1. 3.  Sa fiton me kaq abonentë Albtelecom?

Fitimet e kësaj kompanie nuk varen vetëm nga shtesat që ajo bën në tarifat e aplikuara, por varen nga shumë faktorë të tjerë që lidhen me kostot që kompania duhet të përballoje, të cilat mund të jenë në rritje. Në kosto të rritura mund të përfshihen kostot operative (rritje pagash, shpenzime qiraje, energji, mirëmbajtje, etj.), kosto borxhi, kosto fiskale (rritja e nivelit të tatimfitimit nga 10 në 15%), janë faktorë të mjaftueshëm për të justifikuar në sytë e konsumatorëve rritjen e tarifave në këto nivele. Nëse do të masim fitimin që do të realizojë nga kjo rritje e tarifave, do të na duhen edhe elementët e kostos së kompanisë. Por nëse bëjmë një llogari të thjeshtë se sa pretendohet të rriten të ardhurat e Albtelecom nga kjo rritje e tarifës së pajtimit mujor për Pajtimtarët Familjarë mund të themi që për një muaj të ardhurat do të rriten me afërsisht 42.500.000 lekë/muaj ose për 7 muajt që kanë mbetur (01.06.2014-31.12.2014) fitimet do të rriten me 297.500.000 leke. Kjo gjithmonë nëse abstragojmë që numri i pajtimtarëve nuk do të ndryshojë mbas rritjes së tarifave dhe nëse operatorët alternative nuk do të bëjnë të njëjtën gjë me këto tarifa. Të punësuarit në Albtelecom zënë rreth 36% të numrit total të të punësuarve në sektorin e komunikimit elektronik dhe postar.

Dketuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

  1. 4.  A është shteti i lidhur me bankat si në vonesat e pagave po ashtu edhe në nisma të tjera.

Edhe pse Banka e Shqipërisë presupozohet të ushtrojë një veprimtari të pavarur nga qeveria, shteti është partner kryesor në veprimtarinë investuese të sistemin bankar, të të dy niveleve. Të gjitha politikat e normave të interesit të ndjekura aktualisht nga Banka Qëndrore kanë qënë në kuadër të uljes së kostos së borxhit të qeverisë, pavarsisht se ky institucion supozohet të jetë i pavarur nga kompetencat qeveritare. Borxhit Publik Shqiptar, duke parë historikun e dhjetë viteve të fundit, ka qenë rreth 58% ± 5% në raport me PBB, duke u luhatur nga 41.9% në 2002, 38.2% në 2007 58.9% në 2012 dhe 63% në vitin 2013. Shohim se përveç se kemi një rritje të përqidjes së borxhit ndaj PBB ndër vite, kemi edhe tejkalim të kufijve maksimal të lejuar të këtij borxhi. Në nivel dhe global, Borxhi Publik/PPB shihet si një indikator i rëndësishëm i ekonomisë së një vendi për shkak të ndërlidhjes që ka me faktorë të tjerë ekonomik. Pjesa më e madhe e borxhit të brendshëm të Shqipërisë është afatshkurtër dhe kryesisht i mbajtur nga bankat e nivelit të dytë. Kjo vërteton edhe njëherë lidhjen që ka ulja e NBI-së në nivelin  2.75% me koston e borxhit publik si dhe defiçensen e kreditimit në valutë nga ana e bankave për konsumatorët dhe njësitë ekonomike. Por kjo sigurisht që është shoqëruar me një mardhënie reciproke ndërmjet sektorit bankar dhe qeverise. Bankave u intereson të vonojnë transaksionet e thesarit për pagat e punonjësve dhe kjo bëhet nga një ndihmë e vogël që mund të japë qeveria duke i kaluar në lloarinë e pagave fondin ditën e premte, duke stimuluar kështu shpeshherë vonesa në tërheqjet e pagave në banka duke rritur kështu afatin e angazhimit të këtyre fondeve nga ana e bankave. Kjo lidhet dhe me përqëndrimin në sistemin bankar, aktualisht qeveria i mban mardhëniet e saj të arkëtimeve dhe pagesave në bankat më të fuqishme duke rritur kështu edhe më shumë pozitën e tyre në vend. Duke pasur positë dominuese në treg këto banka shpesh herë ndiqen nga bankat e tjera lidhur me strategjitë.