Eksportet në krizë, në qershor u tkurrën me 4.4%

586
Sigal

Eksportet e mallrave shqiptare kanë rënë për të tretin muaj radhazi, duke vënë në rrezik ecurinë e ekonomisë. Prodhimi i ulët i energjisë elektrike ka dhënë kontributin më negativ gjatë muajit Qershor, ku për grupin “Minerale, lëndë djegëse dhe energji” vendi ka eksportuar rreth 1 miliardë lekë më pak.

Megjithatë, kriza nuk vjen vetëm nga energjia, pasi në rënie janë edhe shitjet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve, makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, si edhe nga grupi i tekstileve dhe këpucëve. Sektori fason, zëri kryesor në eksportet shqiptare, po pasqyron efektet e rënies së euros dhe vonesave me rimbursimin e TVSH-së, që kanë tkurrur këtë industri. Në total, për gjashtë muajt e parë të vitit, vendi ynë ka shitur rreth 6 miliardë lekë më pak mallra tek vendet partnere.

Nga ana tjetër, kriza politike duket se po reflektohet edhe në konsumin e shqiptarëve dhe mallrat që ata importojnë. Energjia që shteti po detyrohet ta blejë për të plotësuar kërkesat mban peshën kryesore në rritjen e eksporteve, ndjekur nga ushqimet dhe prodhimet prej druri e letre. Importet për të gjitha kategoritë e tjera janë në rënie, ku mund të veçohet grupi makineri, pajisje dhe pjesë këmbimit, çka nënkupton se biznesi po heziton të investojë.