Eksportet e perimeve arrijnë vlerën rekord në 2.1 mld lekë

588
Ritmet pozitive të të ardhurave nga sektori i bujqësisë në vend nuk po ndalen, duke e konfirmuar sërish bujqësinë si sektori me peshë në rritjen ekonomike të vendit.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, produktet bujqësore janë regjistruar në vlerë e 4.4 miliardë lekëve në 6 mujorin e parë të vitit, nga 2.9 miliadrë lekë që kanë qenë të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht, perimet janë ato që i kanë dhënë shtysë shifrave të eksportit, duke arritur në thuajse dyfish.
Për këtë periudhë janë eksportuar 2.1 mld lekë perime, nga 946 milion në të njëjtën periudhë të 2014-ës, me shumë se dyfishi. Por, rritje nuk është shënuar vetëm në vlerë monetare, por edhe në atë sasiore, nga 27 mijë ton, në 44 mijë ton perime të eksportuara.
Në këtë kategori domatet dhe qepët zënë sasi të konasiderueshme, por nuk mbeten pas edhe perimet e tjera, të cilat prodhohen në vend. Edhe bostani e pjepëri kanë gjetur mjaftueshëm treg, pasi është dyfishuar sasia e eksportuar, duke u arritur në rreth 12 mijë ton. Këto shifra janë rezultat i kërkimit dhe gjetjes së tregjeve të reja, kryesisht europiane, duke bërë që përpos sasisë së eksportuar, edhe çmimi i shitjes të jetë më i lartë.
Sigal