‘Ekonomia’ rrit moshën e daljes në pension për funksionarët e lartë

695
Qeveria ka vendosur rritjen e moshës për daljen në pension të funksionarëve të lartë nga 55 në 60 vjeç.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi të hënën ndryshimet në ligjin “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, propozuar nga qeveria.
Ministri për Mirëqenien Sociale dhe Rininë, Erjon Veliaj, shpjegoi se këto ndryshime synojnë harmonizimin e efekteve financiare të skemës.
Po ashtu, sipas ministrit Veliaj, ato synojnë të rregullojnë më mirë trajtimin financiar të funksioneve dhe detyrave të krahasueshme.
Ndryshimet, tha ai, bëjnë edhe disa rregullime teknike, referuar disa problemeve që kanë dalë gjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë. “Ndryshimi i këtij ligji do të bëhet duke zbatuar të njëjtin parim, që ka ndjekur e gjithë reforma e sistemit të pensioneve, pra parimi që të drejtat e fituara nuk preken.
Ndryshim thelbësor që sjell ky ligj është rritja e moshës për daljen në pension të funksionarëve të lartë nga 55 në 60 vjeç”, tha Veliaj. 
Sigal