Ekonomia/ LSI kundër rritjes së masave penalizuese: Po i merrni frymën biznesit

721
Komisioni i Ekonomisë vijon diskutimin nen për nen të ligjit për procedurat tatimore.
Deputetët e LSI-së janë shprehur kundër rritjes së masave penalizuese për bizneset. Në replikë Braçe është shprehur se masat duhen për të ulur informalitetin dhe për të rritur të ardhurat
Gjovalin Kadeli: “Jemi kundër rritjes së masave penalizuese për bizneset. Keni shtrënguar masat për çdo gjë, kjo nuk është positive. Me gjithë këto masa do t’i merni frymën biznesit. Kështu si po veproni do të përkeqësoni më shumë situatën. Masat duhen për të ulur informalitetin dhe për të rritur të ardhurat”
Braçe: Masat duhen për të ulur informalitetin dhe për të rritur të ardhurat
Nga ana tjetër deputeti i LSI Përparim Spahiu kërkoi të hiqet neni 6 nga ligji i cili parashikon që klienti të mos paguaje kur nuk i japin kupon.
“Ka mjaftueshëm penalitete për të luftuar informalitetin. Ku e gjeni të drejtën për të vendosur në ligj nje nen të tillë” u shpreh ai.
Për Zv.ministren e Financave neni është “i nevojshëm për të rritur ndërgjegjësimin”
Kundër këtij neni është shprehur dhe ministri i Financave, Ridvan Bode: “Si mund ta vendosim me ligj që klienti të mos paguajë?” tha ai.
Sigal