UFI dhe ISF vlerësojnë ‘Klik Ekspo Klik” dhe presidentin Luan Muhameti. Investitorë të rëndësishëm austriakë


Mauro Ferri, anëtar i ISF: ‘Klik Ekspo Group’, një panair gjigand, që pati fluks biznesesh dhe vizitorësh

 

 

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës “Klik Ekspo Group” mblodhi një numër të lartë vizitorësh përgjatë ditëve të mbajtjes së tij, të cilët u njohën me kompanitë pjesëmarrëse dhe me produktet e shërbimet që ato ofronin. Panairi mori vlerësime edhe nga kritikë dhe përfaqësues të organizmave botërore; siç ishte edhe z.Mauro Ferri, anëtar i bordit të ISF-së (Instituti i Certifikimit të Statistikave për Panairet, e cila operon për llogari të UFI-së) me qendër në Bolonja. Z.Ferri e vlerësoi pozitivisht  Panairin ‘Klik Ekspo Group’ si për anën organizative ashtu edhe për fluksin e vizitorëve. Klik Ekspo Group, është i vetmi Panair Shqiptar i njohur nga Institucionet dhe simotrat e mbi 85 shteteve nën UFI – Organizata Botërore e Ekspozitave dhe Panaireve Ndërkombëtare.

 

Cili është mendimi juaj  mbi organizimin e Panaiirt Klik Ekspo Group këtë vit?

Shoh që organizimi i panairit Klik Ekspo Group po funksionon më së miri këtë vit, është pozicionuar dhe ka zënë një hapsirë të madhe në të gjitha katet e Pallatit të Kongreseve. Kështu që iu bëj komplimentet e mia organizatorëve dhe stafit të Klik Ekspo Group.

Ju keni qenë prezent edhe në panaire të tjera të kësaj natyre, mund të na bëni një krahasim të tyre me Klik Ekspo Group, apo të na tregoni se cila është diferenca?

Unë mund të them se çdo panair ka karakteristikat e tij që lidhen sigurisht me vendin se ku zhvillohet, dhe ky panair mendoj se reflekton dhe tregon më së miri situatën në vendin tuaj, në Shqipëri; faktin që ekonomia shqiptare po lëviz, po rritet dhe po zhvillohet.

Pra mendoni se ky panair është i rëndësishëm dhe i shërben zhvillimit të ekonomisë shqiptare?

Po mendoj se po, pasi në këtë panair shoh që ka kompani internacionale, të ardhura nga shumë vende të botës. Dhe jam i sigurt se ato do të shërbejnë si një nxitje e mirë për zhvillimin ekonomik të vendit tuaj.

Jemi në ditën e katërt të panairit. Si do ta vlerësonit ju fluksin e vizitorëve dhe interesin e treguar?

Me aq sa vura re, mund të them se kishte mjaftueshëm lëvizje të njerëzve gjatë këtyre ditëve, por nuk jam në gjendje të jap vlerësime dhe përfundime të sakta për të cilat organizatori i di më mirë se unë.

Produktet dhe shërbimet që u ekspozuan në stenda të ndryshme si ju dukën?

Mu duk se pati një prezantim interesant dhe të larmishëm të produkteve dhe shërbimeve, të cilat mendoj se janë të dobishme dhe të domosdoshme për konsumatorët dhe ekonominë shqiptare.

Cili do të ishte sugjerimi juaj, për organizimin e eventit të radhës të panairit ‘Klik Ekspo Group”?

Mund të them se është e vështirë t’i japësh sugjerime dhe referime një organizatori (Luan Muhametaj) që di të lëviz mirë dhe t’i organizojë siç duhet gjërat.

 

 

 

Austria në ‘Klik Ekspo Kroup’, Dhoma e Tregtisë: Panairi ‘katalizator’ për nxitjen e investimeve  në Shqipëri

Klik Ekspo Group, investitorët austriakë të interesuar për bujqësinë dhe turizmin

 

Në rrugëtimin 23 vjeçar të panairit të madh të bizneseve “Klik Ekspo Group”, që mbahet çdo fund nëntori në Tiranë, Austria është një ndër vendet që nuk ka muneguar. Interesi i firmave austriake ka qenë gjithmonë në rritje ndaj Shqipërisë dhe këtë e tregojnë edhe investimet e shumta të tyre në sektorë dhe shërbime të rëndësishme si në banka; energjetikë; tregun e sigurimeve etj. Ndërkohë që këtë vit investitorët austriakë i kanë hedhur sytë në sektorë të rinj; ku po shohin bujqësinë dhe turizmin si fusha tek të cilat mund të investojnë. Në panairin e sivjetshëm të Klik Ekspo Group që po mbahet në Pallatin e Kongreseve që prej ditës së enjte, janë 7 firma austriake që janë prezantuar përmes Dhomës së Tregtisë Austriake në Shqipëri.  Marlinda Zotaj, përfaqësuese e  Dhomës së Tregtisë, tha se ky panair është një mundësi e mirë jo vetëm për Austrinë por për çdo vend tjetër prezent, pasi krijon ura bashkëpunimi mes bizneseve të huaja dhe atyre shqiptare.

Cilat janë kompanitë me të cilat përfaqësohet Austria këtë vit në panairin Klik Ekspo Group?

Austria ka qenë pjesëmarrëse edhe në edicionet e kaluara të Klik Ekspo Group. Këtë vit marrim pjesë nëpërmjet një katalogu me 7 firma austriake, të cilat nuk kanë ardhur vetë në Shqipëri për të përfaqësuar produktet e tyre, por na kanë besuar ne Dhomës së Tregtisë për ti prezantuar dhe krijuar lidhjet përkatëse; dhe në kemi publikuar një katalog, një broshurë ku shkurtimisht jepet profili për çdo firmë. Gjithashtu kemi dhe broshurat, fletëpalosjet përkatësisht për të 7 firmat dhe i shpërndajmë për njerëzit e interesuar, vizitorët apo bizneset.

Në cilët sektorë janë më shumë të interesuar bizneset austriake për të investuar në Shqipëri?

Aktualisht Austria është e mirëpërfaqësuar në fakt, pasi zë vendin e parë në tregun e sigurimeve, me Unica Group Austria, është Vienna Insuarance  Group, në fushën e energjetikës gjithashtu, me investime në hidrocentrale të mëdha, ku dhjetra miliona euro janë investime të firmave austrikae, po ashtu edhe në banka, siç është Raiffeisen Bank.

Po në sektorë të tjerë, si në turizëm për shembull si shfaqet interesi?

Në sektorë të tjerë kanë inters të investojnë sigurisht, si për shembull bujqësia është në interesin e tyre, dhe po shikohen mundësitë për të investuar në këtë fushë. Turizmi gjithashtu është në fokus të tyre, por për momentin nuk ka asnjë projekt konkret, pasi e shohin pak me skepticizëm edhe për shkak edhe të problemeve të pronësisë në bregdet. Sepse ata dëshirojnë që të bëjnë investime të sigurta dhe afatgjata.

Sa iu ka shërbyer panairi Klik Ekspo Group bizneseve austriake për tu njohur me tregun shqiptar dhe për të vendosur të investojnë këtu?

Ideja jonë ishte thjesht që të prezantohemi në këtë Panair edhe pë  ata që nuk na njohin dhe për të treguar se jemi të interesuar të investojmë ende në Shqipëri, pavarësisht se jemi goxha të pranishëm me shërbimet që përmendëm më sipër. Sigurisht që evente dhe panaire të tilla shërbejnë dhe kanë impaktin e tyre pozitiv si për sipërmarrjet austriake ashtu edhe për ato shqiptare dhe të tjera të huaja në mënyrë që kompanitë të njihen dhe të bashkëpunojnë mes tyre në fusha dhe sektorë të ndryshëm. Pra ne si Dhomë Tregtie jemi këtu për të përfaqësuar interesat e investitorëve austriakë në Shqipëri, dhe nxisim bashkëpunimin përmes firmave shqiptare dhe atyre austriake. 

Si ju duket klima e biznesit në Shqipëri investitorëve austriakë, a ka lehtësira taksash apo siguri investimi?

Klima e biznesit nuk ka ndryshuar. Ka lehtësira taksash por vështirësitë janë sidomos tek burokarcitë që janë tipike ballkanase. Sigurisht disa gjëra janë përmirësuar spor ka edhe vend për përmirësime të mëtejshme, si për shembull zgjidhja e problemit të pronësisë që do i hapte rrugë investimeve në turizëm. Pasi kur bëhet një studim tregu, këto elementë shihen të gjitha nga një investitor serioz. Shumë pozitive për investitorët austriake është kulaifikimi i mirë i punonjësve, ka të rinj të arsimuar në fusha të ndryshme dhe shumë të aftë. Por nga ana tjetër janë disa sektorë që lidhen drejtpërdrejt me zanatet dhe këtu ka disa mangësi; janë ato zanate që që lidhen drejtpërdrejt me shkollat profesionale, një angazhim që edhe vetë Qeveria shqiptare e ka marrë përsipër dhe i kanë dhënë prioritet. Tani është ndërmarrë një nismë edhe nga Ministria e Puëns për të zhvilliuar arsimin profesional dhe Austria ka shërbyer si modeli më i mirë në Europë,  pasi zotëron sistemin dual më perfekt në këtë drejtim; 4 ditë punë dhe 1 ditë teori, ku nxënësit apo studentët janë të punësuar që në shkollë në firma të caktuara.