Edmond Panariti merr pjesë në Samitin e 8-të të Ministrave të Bujqësisë në Berlin

701
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i ftuar nga Christian Schmidt, Ministër Federal i Ushqimit dhe i Bujqësisë në Republikën Federale të Gjermanisë, po merr pjesë në Samitin e 8-të të Ministrave të Bujqësisë dhe në Forumin Global për Ushqimin dhe Bujqësinë, që do të zhvillohet në datat 14 deri më 17 Janar 2016 në Berlin. Ministri Panariti zhvilloi në ambIentet e Parlamentit Gjerman (Bundestag) një takim me deputeten gjerman anëtare të CDU-së, Kordula Kovac.
Sigal

Në takim morën pjesë edhe Jean-Marie Aurand, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës dhe Prof. Dr. Monika Christmann, Universiteti i Geisenheim. Gjatë takimit u bisedua me terma konkret për forcimin e bashkëpunimit në fushën e prodhimit të rrushit dhe kultivimin e vreshtarisë në Shqipëri me ndihmën e institucioneve gjermane të kësaj fushe. U ra dakord që së shpejti një delegacion me specialistë gjerman të fushës të vizitojnë Shqipërinë për t`u njohur nga afër me situatën në këtë fushë, si dhe për të parë mundësinë e rritjes së cilësisë të kultivimit të rrushit dhe prodhimit të verës në Shqipëri.

Gjithashtu, Panariti është i ftuar nga Boban Ilic, Sekretar i Përgjithshëm i Grupit Rajonal të Qëndrueshëm të Punës për Zhvillimin Rajonal (SWG) për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Ky aktivitet do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Phil Hogan, Komisioneri Europian për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural dhe Christian Schmidt, Ministër Federal i Ushqimit dhe i Bujqësisë në Republikën Gjermane Në këto aktivitete Ministri Panariti përveç diskutimeve në panelet shumëpalëshe do të ketë mundësinë e trajtimit të çështje me interes për bujqësinë dhe zhvillimin rural, në takimet bilaterale që do të realizojë me Ministrin Gjerman të Bujqësisë dhe Komisionerin Europian për Bujqësinë.