Edhe pse të përjashtuar nga taksa e televizorit, invalidët rrezikojnë burgun si debitorë ndaj OSHEE-së

990
Sigal

Invalidët e Punës Berat, shkresë OSHEE-së për heqjen e taksës së televizionit nga fatura e energjisë

Invalidët e punës në Berat kërkojnë heqjen e taksës së televizorit nga fatura e energjisë. Në faturën e energjisë elektrike, invalidët e punës të qarkut Berat kanë të shënuar edhe taksën e Televizionit Publik Shqiptar. Ata i bëjnë apel Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të korrigjojë gabimin, pasi invalidët janë të përjashtuar me ligj nga taksat. Për këtë shkak, invalidët dalin debitorë ndaj OSHEE-së dhe në kuadrin e operacionit të policisë së ministrit Tahiri, ata terrorizohen nga fakti i mundësisë së ndëshkimit me burg për faj të OSHEE-së sot dhe CEZ-it më parë. Nëpërmjet një shkrese, invalidët e punës, Berat, i kërkojnë OSHEE-së që t’u heqë vlerën totale të debisë, e cila i përket vetëm taksës së televizorit.

 Shkresa e invalidëve të punës, Berat, dërguar OSHEE-së:

 Invalidët e punës të qarkut Berat janë të shqetësuar, sepse në faturat e energjisë elektrike u shënohet edhe taksa e televizorit, ku sipas ligjeve nuk duhet të ekzistojë. Kjo është një anomali, e cila theksohet akoma dhe më shumë kur invalidët i lënë dhe debitorë.

Në shkresën tonë të mëparshme nr. ekst., datë 15.10.2012, i kemi kërkuar CEZ Shpërndarjes, që në vend të noterizimit, fotokopja e dëshmisë së invalidit të punës të vulosej me të njomë nga shoqata që kishte lëshuar dëshmitë, gjë e cila u realizua. Por, në pikën 2 të shkresës së mëparshme u kemi kërkuar heqjen nga fatura e energjisë elektrike familjare vlerën totale të debisë që i përkiste vetëm taksës së televizorit, e cila dhe sot e kësaj dite nuk është hequr, gjë që na bën neve debitorë ndaj OSHEE-së.

– Sqarojmë se, invalidëve të punës të cilët kanë çuar dhe çojnë te OSHEE fotokopjen e dëshmisë së invalidit të punës me vulë të njomë (pas heqjes së noterizimit), e shoqëruar edhe nga dokumente të tjera, nuk u shënohet taksa e televizorit në faturën e energjisë elektrike. Por, nga ana tjetër, invalidët e punës janë ende debitorë prej taksës së televizorit, për kohën, kur fotokopjet e dëshmisë së invaliditetit pa vulë të njomë, çoheshin më përpara në postë për pagimin e energjisë elektrike…

Pra, gjithmonë qëndron i njëjti debi i taksës së televizorit në faturat e energjisë elektrike. – Gjithashtu, sqarojmë se ekziston një tjetër anomali, për faktin se ka invalidë pune që nuk vijnë në shoqatë për t’i vulosur me të njomë fotokopjet e dëshmisë dhe t’i çojnë te zyra e Kujdesit ndaj Klientit, por ashtu siç i fotokopjojnë shkojnë në postë, ku edhe paguajnë energjinë elektrike. Por në këtë rast ndodh edhe diçka tjetër e pazakontë: Në faturën e energjisë elektrike u shënohet taksa e televizorit mujore, prej 100 lekësh dhe vërtetë u zbritet gjatë pagesës së energjisë, por kjo 100 lekëshe për çdo muaj u shtohet debi të shuma e përgjithshme e debisë së taksës së televizorit.

Për sa më sipër, në të dy rastet kërkojmë që në faturat e energjisë elektrike të hiqet totalisht shuma e debive, që i përket vetëm taksës së televizorit për invalidët e punës. Debiti i taksës së televizorit është i vendosur në fund të fletës së energjisë elektrike.

Presim përgjigje sa më shpejtë për heqjen e debisë së taksës së televizorit nga faturat e energjisë elektrike, sepse të gjithë invalidët e punës të qarkut Berat janë të shqetësuar, sepse në fund të fundit, nuk dihet se çfarë mund të ndodhë më tej…

Ligji i përjashton invalidët nga taksa e televizorit

 Në Udhëzimin nr. 29, i datës 27.12.2011 të Ministrisë së Financave përjashtohen nga pagesa e tarifës se shërbimit për përdorimin e aparateve televizive: Invalidët dhe veteranet e luftës, invalidët e punës, të verbrit, invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, minierat, ujësjellësit, puset e naftës, antenat e telefonisë celulare, garazhet e mjeteve lëvizëse, bashkësitë fetare dhe përfaqësitë diplomatike.

  Buxheti për vendorët, Klosi kundër Canit: Pse Dibra më shumë se Durrësi

 Debate ka pasur dje mes ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ligjeve, ku temë diskutimi ka qenë sërish projektbuxheti i vitit 2015. Deputetët socialistë janë të pakënaqur me ndarjen e fondeve që ekzekutivi i akordon pushtetit vendor, përmes buxhetit të vitit të ardhshëm. Deputeti i Durrësit, Blendi Klosi dhe ai i Tiranës Xhemal Qefalia sollën shembullin e zonave të tyre në Komisionin e Ligjeve, duke nënvizuar se është e padrejtë që këto zona përfitojnë më pak para, se qarku i Dibrës, ku është deputet edhe Ministri i Financave. Pavarësisht konstatimit, deputetët socialistë u kujdesën të sqaronin se me shembullin, që morën, nuk kanë asgjë personale më shefin e financave. “Në bazë të kujt logjike i çojnë qarkut të Durrësit, qarkut të dytë më të madh nga numri i popullsisë në vend, sasinë më të vogël të buxhetit. Në bazë të kujt logjike kjo transfertë e pakushtëzuar i çon për shembull qarkut të Dibrës sasinë e dytë më të madhe në ndarjen e këtij buxheti në shkallë vendi”- deklaroi Klosi. Kurse Qefalia deklaroi se “shumë nga banorët e zonave të Tiranës janë lënë përsëri në harresë”.

Ndërsa kreu i Financave problemin e evidentuar nga deputetët e maxhorancës e sheh tek formula e viti 2001 dhe jo tek diskriminimi i njësive. “Në fakt kjo formulë është e USAID-it e vitit 2001 dhe ka hyrë në fuqi kur ka qenë në pushtet PS dhe nuk është ndryshuar formula, janë bërë vetëm përshtatje me numrin e popullsisë etj..”- deklaroi Cani.

Debati Cani-Fino

Ministri Cani u përball gjithashtu edhe me kritikat e relatorit Bashkimi Fino sa i takon decentralizmit të pushteti vendor. “Po ta marrësh nga pikëpamja e decentralizimit, këtu mua më lejoni të them që nuk keni bërë asnjë hap përpara, por jeni në atë nivel që ka bërë Ridvan Bode apo kryeministri i mëparshëm”- u shpreh Fino. Ministri i Financave si hap të parë siguroi deputetin Fino se do të rishikojë mundësinë e krijimin e një drejtorie për pushtetin vendor në ministrinë që ai drejton. Ndërkohë, paralajmëroi se si vit zgjedhor, viti 2015 mund të ketë edhe të papritura për shkak të riformatimit të njësive vendore.

Ledjana Saliu