E-albania, në korrik rriten përdoruesit on-line; kontributet dhe certifikatat sërish kryesojnë

788
Sigal

Gjatë muajit korrik, në portalin e-albania janë regjistruar 21,249 përdorues të rinj, sipas statistikave të publikuara në këtë portal. Një muaj më parë, numri i përdoruesve të rinj ishte 21,821. Sipas shifrave të bëra publike, numri total i shërbimeve të marra nga ky portal ishte 457,898, nga ku në faqen zyrtare vijojnë të dominojnë kërkesat për shërbime, ndjekur nga njohja me pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. E njëjta tendencë është ndjekur edhe në shërbimet e kërkuara nga aplikacioni mobile i e-albania. Një tjetër shërbim që kryhet nëpërmjet portalit e-albania është edhe aplikimi për leje ndërtimi. Gjatë muajit korrik numri i aplikimeve për leje ndërtimi ishte 13,699, dukshëm më të larta se sa muajin e mëparshëm që ishte 1267. Edhe aplikimet për kartë shëndeti vijojnë të jenë shërbime të këruara, në portal ka pasur rreth 28.558 kërkesa, ndërsa në aplikacionin mobile ka pasur 789 kërkesa. Ndryshe nga muaji i kaluar, gjatë korrikut një ndër shërbimet më të përdorura në portalin qeveritar ishte aplikimi për leje kalimi, me rreth 6,828 kërkesa, që përkon me ardhjen e një pjesë të mirë të emigrantëve shqiptarë në atdhe.

Drejt shërbimeve online

Me zhvillimet e shpejta teknologjike, të gjitha shërbimet po orientohen drejt dixhitalizimit të tyre. Një pjesë e mirë e shërbimeve po jepen online. Në portalin e-Albania prej muajit prill mund të gjeni 13 shërbime të reja elektronike, me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), të projektuara dhe të investuara nga AKSHI. Marrja e online, sipas faqes zyrtare të e-albania, e Vërtetimeve të bizneseve kanë sjellë një kursim kohe prej 14,000 orësh pritje në radhë (llogaritur me mesatarisht një kohë pritjeje prej 15 minutash në sportel).

Nëpërmjet e-shërbimeve të reja të DPT-së, bizneset mund të kryejnë online një sërë pagesash si: 

Detyrime Globale/Penalitetet

Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël

Tatim i Lojërave të Fatit

Taksat Kombëtare

Tatim i mbajtur në Burim

Tatim mbi Vlerën e Shtuar

Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin

Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi

Tarifat Kombëtare

Tatim Fitimi

Renta Minerare

Tatim mbi të Ardhurat Personale

Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore