E-Albania: Gjatë muajit dhjetor kërkesa të larta për pasaporta e karta ID; Posta aktualisht ka mungesë kuponësh

73

Rekord përdorimi të portalit qeveritar e-albania gjatë dhjetorit, ku vihet re një tendencë e njëjtë e të gjithë vitit për shërbime si certifikata që nuk jepen më pranë zyrave të gjendjeve civile, ndërsa edhe kërkesat për aplikime për kartë ID dhe pasaportë kanë qenë më të përdorura këtë muaj. Sipas burimeve edhe pranë degëve të ndryshme të Postës Shqiptare, këtë fillim janari ka një mungesë në treg të kuponëve për karta identiteti dhe pashaporta, nga fluksi i lartë i kërkesave në fundvit. Portali  e-albania  ka publikuar statistikat e fundit, sa i përket vizitave,  shfletimin   e shërbimeve,   aplikimet   e   përfunduara,   të   cilat   janë   të aksesueshme   dhe   të   përdorshme   nga   çdo   vizitor   apo   përdorues   i  regjistruar  i  tij,  duke  ofruar  një  panoramë  më  të  mirë  të  raportit  shërbim  elektronik – aplikim – përdorues.

Sipas shifrave të bëra publike, numri total i shërbimeve të marra nga ky portal ishte 1,498,799 nga ku në faqen zyrtare vijojnë të dominojnë kërkesat për shërbime, ndjekur nga njohja me pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore. E njëjta tendencë është ndjekur edhe në shërbimet e kërkuara nga aplikacioni mobile i e-albania. Vetëm të regjistruarit e rinj ishin më shumë se 17 mijë, ccka thekson një përdorim të larta gjatë muajit të fundit të vitit. Sipas të dhënave që përfshijnë 1-31 dhjetor, vihet re një kërkesë e lartë për disa shërbime të Ministrisë së Jashtme, si karta identiteti dhe pasaporta. Edhe certifikata familjare mbetet në shërbimet më të përdorura në portal, ndjekur më pas me kontrollin e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për individin.

Drejt shërbimeve online

Me zhvillimet e shpejta teknologjike, të gjitha shërbimet po orientohen drejt digjitalizimit të tyre. Një pjesë e mirë e shërbimeve po jepen online. Në portalin e-Albania prej muajit prill mund të gjeni 13 shërbime të reja elektronike, me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), të projektuara dhe të investuara nga AKSHI. Marrja e online, sipas faqes zyrtare të e-albania,  e Vërtetimeve të bizneseve kanë sjellë një kursim kohe prej 14,000 orësh pritje në radhë (llogaritur me mesatarisht një kohë pritjeje prej 15 minutash në sportel).

Nëpërmjet e-shërbimeve të reja të DPT-së, bizneset mund të kryejnë online një sërë pagesash si:

Detyrime Globale/Penalitetet

Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël

Tatim i Lojërave të Fatit

Taksat Kombëtare

Tatim i mbajtur në Burim

Tatim mbi Vlerën e Shtuar

Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin

Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi

Tarifat Kombëtare

Tatim Fitimi

Renta Minerare

Tatim mbi të Ardhurat Personale

Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore