Durrës, OSHEE 800 milionë lekë investime në zonën e ish-Kënetës

627
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur investimet për rrjetin elektrik në qytetin e Durrësit.
Investimet po kryhen në zonën e ish Kënetës, Spitallës dhe Sallmonës dhe kapin vlerën e 800 milion lekëve të reja.
Për Ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri përqëndrimi më i madhë në këtë projekt do të jetë në zonat ku janë problemet më të mëdha me energjinë elektrike, Kryerja e këtyre investimeve parashikon një ulje të humbjeve në rrjet me 12 përqind.
Damian Gjiknuri: “Qeveria shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes kanë ndërmarrë një plan të gjërë investimesh në sektorin energjitik gjë që do të materializohet me shërbim më të mirë për popullatën, ulje drastike të humbjeve, por mbi të gjitha do të bëjë që qytetarët ta ndjejnë se kontributi që ata kanë dhënë me pagesat e energjisë, patjetër do tu kthehet në një shërbim më të mirë”.
Për drejtorin e OSHEE Ardian Çela ky projekt parashikon edhe zhvillimin e shumë investimeve të reja të cilat do të nisin në javën e ardhshme.
Ardian Çela: “Punimet nisin brenda muajit qershor dhe java e parë e muajit korrik. Investimet parashikojnë 60 kabina të reja për tu ndërtuar, zëvendësimin e 50 km tension I mesëm dhe 30 km kabëll tension ulët. Kjo zona ka pasur humbje maksimale, nga 45 % do e bëjmë 12 % dhe banorët, 10 mijë abonentë do të furnizohen me cilësi brenda normave teknike”
Projekti i nisur do tu vijë në shërbim 10.000 familjeve dhe bizneseve dhe do të vazhdojë për një periudhe nga 3 deri në 6 muaj.
Sigal