Drejtoresha e Bankës Botërore Sayed: CEZ çështje e brendshme e vendit

837
TIRANE – CEZ-i është një cështje e brendshme e vendit. Kështu u shpreh shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed gjatë prezantimit të Raportit Ekonomik Rajonal. Ndërsa Shqipëria ndodhet në kulmin e debateve për skandalin e CEZ, e madje politika kërkon përfshirjen në hetime edhe të prokurorëve ndërkombëtare, Banka Botërore, institucioni që pati rol garantues në procesin e privatizimit, thotë se BB ishte vetëm këshilluese ndaj qeverisë shqiptare, dhe se afera me CEZ është çështje që i takon vendit tonë.
“Unë nuk kam asnjë koment zyrtar lidhur me çfarë po diskutohet ne vend për çështjen e CEZ-it, pasi është diçka e brendshme e juaja. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kane dale si një garant për te thjeshtuar procesin e privatizimit te sistemit te Shpërndarjes se Energjisë. Sa i përket bashkëpunimit dhe përfshirjes tone ne këtë proces, mund te them se ne dhamë ndihmën tone për përgatitjen e kuadrit ligjor, tani debati është shume i brendshëm. Ne ishim këshillues ne procesin e privatizimit, ndaj s’kemi koment për këtë çështje”, – tha Sayed.
Sigal