Dr. Vladimir Mici: Parajsat fiskale: Shqipëria, vend ideal për pastrimin e parave

774
Qysh në fund të viteve ‘70 gazetarët investigativë, autoritetet tatimore, zyrtarët e pastrimit të parave, hetimi i terroristëve dhe ekspertë të sigurisë kombëtare dhe mjaft ekonomistë dhe studiues janë marrë me parajsat fiskale. Disa nga këto parajsa fiskale ose ndryshe siç quhen strehëza fiskale janë të projektuara për të siguruar rezidenca fizike me taksa të ulëta për njerëzit më të pasur të botës, për shkollat, spitalet dhe resortet e dinastive të këtyre familjeve, si dhe për të ruajtur koleksionet e arit, të makinave klasike, jahteve, aeroplanëve privatë dhe armeve etj. Kështu mund të përmendim Zvicrën dhe Singaporin, por parajsat fiskale janë edhe virtuale.

Çfarë përfshin termi offshore?

Termi offshore i referohet jo aq lokalizimit aktual fizik të aktivit(pasurisë) ose detyrimit privat, por atij nominal, shumë të lëvizshëm shpesh pothuaj lokalizim të përkohshëm të networkut të entiteve ose aranzhimeve ligjore ose pothuaj ligjore, që menaxhojnë dhe kontrollojnë pasurinë private, gjithmonë në interesat e atij që i menaxhon, në mënyrë të supozueshme në interes të zotëruesit përfitues dhe shpesh në mospërfillje ose defiancë të plotë të interesave të ligjit të shumë shteteve. Një llogari bankare mund të jetë brenda një shteti p.sh Shqipëria, por struktura më e rëndësishme ligjore që e përbën atë, pasuria duhet të jetë e zotëruar nga një kompani offshore anonime në një juridiksion, e cila nga ana e saj është e zotëruar nga një trust në një juridiksion tjetër, trustet e së cilës janë ende në një juridiksion tjetër( dhe kjo është një nga strukturat offshore më të thjeshta). Më e pëlqyeshmja është copëzimi apo fragnentarizimi i saj në shuma copa anës globit. Së fundmi Termi offshore i referohet një grupi aftësish. Klientët kyç për sistemin ofshorë përfshijnë individët dhe kompanitë më të pasura dhe po aq edhe keqbërësit më të këqij të saj. Numri i tyre në tërë botën prej 7 miliard banorë llogaritet në 100 mijë persona.
Çfarë ndajnë mes tyre këta lojtarë dhe cilat janë nevojat bazë që ndajnë?
Të gjithë këta lojtarë ndajnë këto nevoja bazë:
1. Anonimatin për veten dhe familjen e tyre, bizneset e tyre dhe marrëveshjet politike.
2. Aftësinë për të minimizuar vlerën aktuale të tatimeve të ardhshme ose shmangien e tatimeve
3. Drejtimin e investimeve, për ato që ata ende besojnë.
4. Aftësinë për të pasur akses të lehtë dhe për të drejtuar pasurinë e vet nga çdo vend i planetit
5. Për të siguruar vendet jashtë vendit, për të qëndruar fshehur apo kënaqur veten e vet.
6. Të mbrojë letrat me vlerë të tij për aksionet gjigante të zotëruara në mënyrë anonime, pronat e tij private të pa tatuara kundrejt kërcënimit të vazhdueshëm jo vetëm nga administratat tatimore, por edhe prej vjedhësve, spiunëve, zhvatësve, njerëzve të fshehur, hackersave, paparacëve, kundërshtarëve politikë, anëtarëve të familjeve të ndara, ish-grave, ish-të dashurave dhe të tjerë. Pra është kjo aftësi bazë pra sekreti, minimizimi tatimor, aksesi, manxhimi i pasurisë dhe siguria që sistemi offshore ofron. Në 30 vitet e fundit një infrastrukturë private e sofistikuar ndërkombëtare e shërbimeve siguron rritjen e saj dhe që i lëvron këto shërbime në një shkallë shumë të lartë… Ky sistem Bankingu pirat tashmë pastron, strehon, manaxhon dhe n.q.s është e nevojshme riatdheson pasuritë e detyrimet e shumë keqbërësve më të këqij të botës, si pasuri të prekshme e të paprekshme po ashtu edhe të njerëzve më të pasur, po ashtu edhe të kompanive, korporatave, bankave etj. Të gjithë këta janë qytetarë të një vendi virtual, i cili nuk ka kufij fizik, por ende mund të ofroj shpëtimin nga tatimet, rregullimet financiare, standardet e të drejtave humane dhe përmbajtjen morale që mbetet për ne e dhuruar, përgjegjësinë shoqërore. Pra të tjera rregulla për një minoritet njerëzish dhe të tjera rregulla për pjesën tjetër të njerëzimit.

Po t’i referohemi realitetit të sotëm, si do ta komentonit?

Realiteti i sotëm është kritik për shkak të shqetësimeve në rritje, defekteve strukturale në ekonominë e botërore dhe zhvillimin e financave. Në vitin 2009 G20 doli me konkluzionin se periudha e sekretit bankar ka mbaruar dhe duhet të merren masa për një luftë frontale ndaj evazionit tatimor. Realiteti tregon se bankat janë të parat dhe më fitimprurëse për sa i përket parajsave fiskale. Për parajsat fiskale duhet bërë një dallim i rëndësishëm. Cilët janë vendet burim të prodhimit të pasurisë dhe cilët janë përfituesit. Vendet burim janë vendet e varfra dhe shumë të varfra si dhe vendet në zhvillim. Ka disa arsye: 1 – Ky është largimi i kapitalit të paregjistruar. Midis motiveve që përfshijnë këtë janë:
a- Spekulimi afatshkurtër monetar
b- Diversifikimi i portofolit afatgjatë
c- Mbrojtja e pasurive, kundër riskut politik dhe paligjshmërisë.
d- Motive të dyshimta si pastrimi i parave, evazioni tatimor, qarkullimi i parave e fshehur nën strukturën e sekretit, për të marrë avantazhin e marrjes se pushimit tatimor dhe vlerave të këmbimit të vlefshme vetëm për të huajt ( Shqipëria 1 euro). Lojërat e kthimit prapa të huave, mashtrimin e subvencioneve të eksporteve; shmangien e detyrimeve doganore; korrupsioni dhe të tjera të ngjashme.
Mbështetur në këto argumente vazhdon dalja dhe riatdhesimi i tyre në formë të ligjshme për riciklimin e parave të pista?

Mbështetur në këto argument dalja jashtë e parave dhe riatdhesimi i tyre në formë të ligjshme ka vijuar dhe vijon nga vendet në zhvillim siç është edhe Shqipëria duke u bërë një motor i fuqishëm lëvizës për riciklimin e parave të pista. 2- Faktori i dytë është fitimi dhe renta e kompanive i nëntatksuar, që kanë qenë nën juridiksionin e parajsave fiskale (pra selia e këtyre kompanive ka qenë e regjistruar në këto vende). Kjo ka bërë të luhet e transferimet e çmimit. Pra kompania ta zëmë në Shqipëri e ka shitur mallin apo shërbimin e saj kompanisë mëmë apo bijë me një çmim më të ulët, me qëllim uljen e fitimit dhe rishitjen e saj me çmimet e tregut, në një vend ku këto tatime janë minimale ose shumë të ulëta (parajsat fiskale).Kjo është shumë sinjifikative. Shembulli më sinjifikativ është Gogle dhe starbooks. Gogle një kompani me qendër në Angli nëpërmjet parajsës fiskale nuk raporton të ardhurat e krijuara në tërë botën në shtetin Britanik, por një kompanie offshore për të ardhurat e duke krijuar pagesa labirinte. Për më tepër kompania google në Britani paguan shërbime ndaj filialit të saj në Bermuda, nëpërmjet një banke në Irlandë duke ulur fitimin. Humbja nga këto transaksione të njëpasnjëshme llogaritet në 200 milionë paund dhe duke ankoruar jashtë Britanisë një kapital mbi 6.1 miliard paund. 3- Faktori i tretë është një mori aktivitetesh të paligjshme në ekonominë underground globale; korrupsioni, droga e trafikimi i saj, mashtrimi, tregtia e mishit të bardhë dhe trafikimi njerëzor, diamanteve të vjedhur apo të nxjerre në mënyrë të paligjshme dhe krimeve të tjera fitimprurëse. Bankat nga ana tjetër dhe ndërmjetësit financiar të ndryshëm bazuar mbi rregullin e ruajtjes së sekretit të klientit mbrojnë këta lloj individësh, grupesh kriminale të këtij mashtrimi me rregullime që janë tërë boshllëqe dhe vrimash të zeza, por që u sanksionojnë bankave fitime të mëdha.

-Si do ta cilësonit të gjithë këtë proces kaq të ndërlikuar, në gjuhën ekonomike për mënyrën e vet specifike të funksionimit?

Në mënyrën e krijuar ajo paraqet një lavatriçe gjigante të pastrimit të parave e në mënyrë të veçantë të parave të krijuar nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe seksit, parave të krijuar nga prodhimi dhe trafikimi i drogës, parave të krijuara nga shitja e armeve dhe kimikateve toksike, parave të krijuar nga shitja e specieve në zhdukje, trafikimit të diamanteve, softeareve kontrabandë etj. Pra nuk ka thjesht evazion fiskal. Të gjitha këto burime duhet të ishin pjesë e bilancit social dhe ajo përbën një pjesë të majme në industrinë offshore. Evazioni fiskal lehtësohet nga parajsat fiskale dhe ai është një nga instrumentet kryesor të sistemit i cili mbështet të gjitha aktivitetet e dyshimta. Gjithashtu duke përjashtuar disa tipa të rëndësishme të pasurisë jofinanciare, që pothuaj janë të matshme po kështu mund të matet edhe drejtësia tatimore dhe politika e zhvillimit siç janë pasuria intelektuale, toka dhe burimet natyrore. Në këto raste rrjedhja e parave përmes kufijve dhe parajsave fiskale shfaqjet të jetë gjithnjë në rritje duke theksuar qe pasuria intelektuale ka shkuar drejt parajsave fiskale për ti shpëtuar tatimeve të larta.
Pyetja që bëhet në këtë rast është, pse duhet ekzistojnë parajsat fiskale?
Mbrojtësit e parajsave fiskale lidhen me argumente të tilla:
1- Parajsat fiskale i ndihmojnë njerëzit t’i shpëtojnë ligjeve dhe vendimeve qeveritare të dukshme, të dëmshme.
2- Sigurojnë shpëtimin e planeve për viktimat e regjimeve represive
3- Ndihmojnë në eliminimin e tatimeve konsfiksuese ndaj elitës së pasur
4- Diversifikojnë portofolin e tyre vendas
5- Shijojnë frytet e një pune të vështirë të tyre, të pa shqetësuar prej agresivitetit të tatimeve dhe rregullimeve ligjore dhe në të njëjtën kohë detyrojnë shtetin apo kombet për tu angazhuar në një konkurrim tatimor, i cili e detyron qeverinë të bëhet më efiçente në lëvrimin e shërbimeve qeveritare.
A janë problematike, duke marr parasysh argumentet?
Këto argument janë problematike, sepse:
1-Rrjedhja e parave në parajsat fiskale nuk provohet më e mira dhe më e zgjuara, por përkundrazi më e keqja.
2- Mospërputhja është epidemike, mjaft agresive. Kjo do të thotë që ajo priret të nxisë një rritje të pakontrolluar të daljes së pasurisë kombëtare.
3- Elita e pasur promovon mospërputhjen për çdo njërin, me përjashtim të varfrit që paguajnë faturat
4- Largimi i kapitalit për shkak të evazionit tatimor nuk riatdhesohet kurrë tek vendi burim, por ai vendoset të qëndrojë i pa vënë në punë në investimet offshore me taksa të ulëta.
5- Kur sektori publik është i varur nga huaja për kapital, në kushtet e normave të interesit të lartë apo inflacionit të lartë, vlera e kthimit e investimeve publike nevojitet të jetë shumë më e lartë se sa investimet private. Kjo çon në krijimin e investimeve me partneritet publik privat, duke justifikuar faktin se privati e kryen më mirë këtë punë dhe pranon një kthim më të ulët.
Përse “Panama Papers” del në skenë?

1- Arsyeja kryesore është, sepse fondet e kaluara në parajsat fiskale janë rritur shumë, duke sjellë shqetësime të mëdha mbi drejtësinë sociale dhe drejtësinë tatimore. Sipas modelit burim dhe përdorim. Llogaritjet nxjerrin që pasuria private globale në total ka arritur e llogaritur rreth 50 trilion $ në vitin 2015 nga e cila mbi 80% gjendet në parajsat fiskale offshore.
Në vendet burim janë ato vende, për të cilat dalja e kapitalit privat jashtë është i paregjistruar. Ekuivalenti i tyre është pasuria e tyre jashtë e pataksuar. Në vendet burim hyjnë edhe vendet me të ardhura të ulëta apo të mesme, duke përfshirë edhe disa vende të OECD-s. Në këtë rast si kriter i vendit burim janë të dhënat mbi borxhin e jashtëm, ndërkohë që qytetarët e atij vendi kanë pasuri financiare jashtë të pataksuar. Asetet e këtyre vendeve burim janë mbajtur nga individë të pasur, ndërkaq borxhet janë mbartur tek njerëzit e zakonshëm prej qeverive të tyre. Sot në Shqipëri elita e pasur vijon të fitojë nga pasuria publike, ndërkaq për të bërë të mundur shtetin të mbahet në këmbë qeveritë vijojnë të hyjnë pafundësisht në borxhe, duke marrë sasira të jashtë. Fenomeni grek ishte pasqyra më e qartë e pasurimit të politikaneve dhe elitës greke dhe e solli Greqinë në një gjendje katastrofe për shkak të borxheve të huajtura jashtë. Po kështu koncesionet e pafundme, janë një borxh i varur mbi xhepat dhe pasurinë e njerëzve të zakonshëm, sepse qeveritë e kanë të pamundur të zhvillojnë aktivitet e tyre për shkak të borxhit të lartë dhe këtë ua kalojnë shtresës së mesme dhe të varfër, nëpërmjet kostove të shërbimit të rritur ose nga niveli i lartë i huamarrjes, i cila transferohet ne kosto më të larta shërbimi ose popullit i duhet të paguajë investimin dhe normën e fitimit të kompanisë, në harkun e 5 vjetëve. 
-Vijon numrin e ardhshëm-
Sigal