Dollari arrin nivelin më të lartë që nga janari 2018

650
Sigal

Monedha amerikane ka arritur nivelin më të lartë të saj që prej janarit të vitit të kaluar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye dje me 111.4 lekë, me një rritje prej 0.31 lekë në krahasim me dy ditë më parë. Hera e fundit që dollari amerikan, në tregun e brendshëm, arrinte këto shifra ishte janari i vitit 2018, kur monedha e gjelbër këmbehej me 111.84 lekë.

Më pas dollari filloi rënien, duke zbritur deri në 104.3 lekë në prill të 2018-n, si reflektim i nënçmimit të euros dhe monedhave të tjera të shportës ndaj lekut. Më pas dollari rikuperoi, duke u luhatur mes 106 – 110 lekëve për të arritur në ditën e djeshme, ku kërceu mbi 11 lekë.